web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjykata Administrative e Apelit prish vendimin e KED/ Rikthen në garë Zhaklina Peton

10 Nëntor 2020, 15:46, Aktualitet CNA

Gjykata Administrative e Apelit rikthehu në garë për në Gjykatën Kushtetuese kandidaten që u skualifikua nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, Zhaklina Peto.

Vendimi u mor me shumicë votash nga anaëtarët, duke prishur vendimin e KED të datës 5 qershor, ku iu ndalua kandidimi Petos me pretendimin se nuk plotësonte kushtet ligjore.

Sipas vendimit të Apelit, KED duhet të rimarrë në shqyrtim kandidaturën e saj. Të premten Apeli Administrativ rrëzoi vendimin e KED për ndalim kandidimi për Eugen Papandilen.

Tashmë të dy këta kandidatë që KED i përjashtoi do të duhet t?i rishqyrtojë sërish si kandidatë të mundshëm për Gjykatën Kushtetuese. CNA.al/ 

 





Lajmet e fundit nga