web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Prej 2 javësh në intubim/ Ndërron jetë kreu i Dhomës së Avokatisë Berat

9 Nëntor 2020, 11:13, Aktualitet CNA

Kryetari i Dhomës së Avokatëve të Beratit që prej vitit 2017, avokati Agron Mahmutaj, nuk ka mundur ta fitojë dot betejën me Coronavirusin dhe ka ndërruar jetë ditën e djeshme. 51-vjeçari Mahmutaj u prek nga Coronavirusi disa javë më parë. Ai u shtrua fillimisht në Repartin e Karantinës në Spitalin Rajonal të Beratit,ku u mbajt disa ditë në oksigjenim.

Pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore ai u dërgua në Tiranë, ku qëndroi për dy javë i intubuar në spitalin ?Shefqet Ndroqi?. Ditët e fundit avokati 51-vjeçar pësoi një agravim të menjëhershëm por ditën e djeshme gjendja e tij shëndetësore u agravua dhe dje ai ndërroi jetë. Mësohet se avokati Mahmutaj kishte edhe sëmundje bashkëshoqëruese,ai vuante nga diabeti dhe vite më parë kishte hequr edhe njërën veshkë. CNA.al/ 

 





Lajmet e fundit nga