web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Protesta pa ndalim nga nesër”/ Studentët i përgjigjen “dhëmbë për dhëmbë” qeverisë

1 Nëntor 2020, 16:53, Sociale CNA

Studentët pritet ti rikthehen protestave nesër, pas mbylljes së auditoreve për të paktën një muaj dhe zhvillimit e mësimit online, si pasojë e rritjes së shifrave të të infektuarve me Covid.

Teksa ata kërkojnë rikthimin në auditore, ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar dhe një mesazh të ardhur nga një grup studentësh.

“Aktit hakmarres te kryepidemiologut te Surrelit ndaj studenteve!

Mbylljes se universiteteve pa asnje paralajmerim.

Studentet i pergjigjen dhembe per dhembe armikut te tyre!

Te henen nise protesta studentore!

Mbeshtetje te plote studenteve!

Lexoni denoncimin e studentit dixhital. sb

Pershendetje dr 3 ditë para nisjes së Vitit të ri Akademik, Ndrikullat e qeverisë lajmërojnë mbylljen e Universiteteve! Studentët kanë paguar konviktet, kanë marë shtëpi me qera dhe po prisnin nisjen e Vitit Akademik. Kjo është pabesi!Protesta pa ndalim duke filluar nga dita e hene!”/ CNA.al





Lajmet e fundit nga