web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rritja e rasteve me Covid/ Rakacolli tregon çfarë do ndodhë me izolimin

29 Tetor 2020, 20:36, Sociale CNA

Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli ka folur mbi situatën e krijuar nga koronavirusi në Shqipëri.

Rakacolli shprehet se një person i shtruar në spital me koronavirus nuk lë ambientet e saj pa rezultuar negativ me koronavirus, madje edhe nëse nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërkohë ajo foli në studion e Report Tv,  edhe për masat e reja të propozuara ditën e sotme për mbylljen e lokaleve në zonën e bllokut pas orës 22:00.

Rakacolli u shpreh se nëse situata me të infektuarit do të agravojë atëherë masa do të hyjë në fuqi.

“Çdo vend e bën strategjinë në përputhje me analizën në vendin e tij. Ne po e vlerësojmë ende strategjinë për baret në zonën e bllokut. Ne thamë që po e vlerësojmë. Nëse situata do të zhvillohet me një dinamikë të jashtëzakonshme, atëherë do merren masa të tjera shtrënguese” – tha ajo./CNA.al





Lajmet e fundit nga