web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Një jetë kushtuar artit/ Pasuria e madhe që la pas Avni Mula

29 Tetor 2020, 20:50, Kulturë CNA

Sot është ndarë nga jeta në moshën 92-vjeçare, kompozitori dhe këngëtari i madh, Avni Mula.
Artisti i Popullit, Avni Mula ishte një këngëtar dhe kompozitor i suksesshëm, autor i mjaft këngëve fituese në aktivitete muzikore kombëtare.

Ai lindi në Gjakovë në vitin 1928. Studimet e larta muzikore i kreu në Konservatorin ?Çajkovski? të Moskës (1952-1957), ku u diplomua si këngëtar lirik. Karrierën artistike e nisi menjëherë mbas kthimit nga Moska si solist në Teatrin e Operës dhe Baletit, duke realizuar role kryesore të repertorit operistik të kohës, përmes së cilave u dallua për nivelin e lartë të zgjidhjeve muzikore-skenike. Veçohen realizimet e figurës së Figaros te ?Berberi i Seviljes? të Rosinit, Onjeginit tek ?Eugjen Onjegin? të Çajkovskit dhe Gjetës tek ?Mrika? e Prenk Jakovës. Zhvilloi një aktivitet të pasur koncertal brenda dhe jashtë vendit.

Veprimtarinë krijuese e nisi në gjysmën e dytë të viteve ?60, fillimisht në fushën e këngës e të romancës dhe më pas si autor i veprave të mëdha vokale-koncertale, kantata, poema vokale dhe skenike, ku veçohen opereta ?Karnavalet e Korçës? dhe opera ?Borana?. Firmën e tij mbajnë edhe shumë këngë të muzikës së lehtë, mes të cilave ?Valsi i lumturisë?./CNA.al





Lajmet e fundit nga