Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Ndërsa të gjithë qytetarët e kanë shpresën tek institucionet e Vettingut për të gjetur drejtësi, nga to dalin skandale edhe më të mëdha se të gjykatave. Një nga këto raste edhe edhe ai i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, cili më datë 21.07.2020 ka shpallur vendimin për subjektin e rivlersimit, gjyqtaren e Gjykatës së Apelit Gjirokastër Irena Ibrahimi. Trupa ishte e përbërë nga komisionerët Brunilda Bekteshi kryesuese, Olsi Komici anëtar dhe Lulezim Hamitaj relator.
Po ku qëndron skandali?
Gjatë shpalljes së këtij vendimi, publikisht, kryesuesja e trupit gjykues Brunilda Bekteshi, ka relatuar se për një nga çështjet e shqyrtuara përgjatë procesit të Vettingut për Irena Ibrahimin, ishte vendosur ?transferimi për shqyrtim pranë ILD, për inspektimin e shkaqeve që mund të përbëjnë shkelje disiplinore?.
Më datë 10.08.2020, në faqen zyrtare të KPK, është publikuar vendimi me nr. 276 datë 21.07.2020 për subjektin e rivlerësimit Irena Ibrahimi.
Në dispozitivin e vendimit, trupi gjykues ka vendosur konfirmimin në detyrë të subjektit të rivleresimit Irena Ibrahimi.
Nga përmbajtja duket qartë se trupi gjykues, përkatësisht komisioneret Brunilda Bekteshi, Olsi Komici dhe Lulezim Hamitaj ?kanë harruar? atë çfarë kanë vendosur më datë 21.07.2020, duke mos transferuar një çështje për inspektim pranë ILD, si ishin shprehur përgjatë publikimit të shpalljes së vendimit për këtë subjekt të rivleresimit.
Me datë 18.10.2020, portali Infront.al publijkoi lajmin me titull ? Brunilda Bekteshi, Lulëzim Hamitaj dhe Olci Komici falsifikojnë vendimin e Irena Ibrahimit?, duke përmendur pikërisht faktin se në vendimin e arsyetuar nuk gjendej asnjë gjurmë e asaj që ishte vendosur nga e njëjta trupë gjykuese në seancën e shpalljes së vendimit më datë 21.07.2020.
Ku qëndron pjesa më e rëndë e manupulimit?
Ndodhur në këto rrethana, anëtarët e trupit gjykues, janë mbledhur më datë 19.10.2020 (pasi kanë ardhur në dijeni se mediat dhe publiku ishin informuar për rrethanat e rreme të vendimit të tyre të arsyetuar) kanë marrë një vendim tjetër me nr. 276/1, datë 19.10.2020, ?për korrigjimin e vendimit nr. 276 datë 21.07.2020?.
Ky vendim i ri i këtyre komisionarëve, provon tërësisht anën subjektive dhe të vepruarit me dashje të drejtpërdrejtë për të falsifikuar vendimin datë 21.07.2020 dhe në kushtet kur ky falsifikim dhe shpërdorim i pastër detyrës është bërë i njohur mediatikisht, kanë nxituar vetëm një ditë pas publikimit të lajmit, ta ndreqin me një vendim të paligjshëm. Vendimi nr. 276/1 datë 19.10.2020 është në kundërshtim me ligjin pasi, përmbajtja e tij nuk ka të bëjë kurrsesi më një korrigjim të vendimit nr. 276 datë 21.07.2020, dhe se korrigjimi i një vendimi mund të bëhet dhe bëhet vetëm për rastet e parashikuara shprehimisht në nenin 112 të ligjit nr. 44/2015 ?Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë.
Dashja si element i lënies subjektive të veprave penale të parashikuara nga nenet 186/3 dhe 248 të konsumuara nga Brunilda Bekteshi, Lulezim Hamitaj dhe Olsi Komici është i faktuar edhe për sa kohë që këta shtetas kanë dijeni të ligjit dhe të faktit se cilat janë kriteret ligjore të nenit 112 të ligjit 44/2015.
Dijenia e tyre mbi këtë dispozitë është e bërë tashmë publike dhe në vendimin nr 161/3, datë 03.09.2019 ?për korrigjimin e gabimeve materiale në vendimin nr. 161, date 18.06.2019? e dhënë nga po këta komisionerë .
Korrigjimi i vendimit lidhet me gabime materiale dhe jo me vënien dhe rregullimin e pasojave të shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të akteve administrative (vendime të KPK) si dokumente zyrtare.
Në këto kushte vendimi me nr. 276/1, date 19.10.2020 është tërësisht i paligjshëm sipas dhe vetë parashikimit të nenit 109 të Kodit të Procedurës Administrative.
Sa është përshkruar me sipër, provon tërësisht vijën kriminale të këtyre komisionerëve në shpërdorim të detyrës dhe në falsifikim të dokumenteve zyrtare.
Sipas praktikës tashmë të ?konsoliduar? të vetë KPK, për të gjitha rastet kur KPK çmon për transferim të çështjeve pranë ILD për inspektim të mëtejshëm për shkelje të mundshme disiplinore, kjo vjen vetëm pas analizës së hollësishme ( për sa mund ta bëjnë këta komisionerë) të çështjes që në fund transferohet pranë ILD.
Në rastin konkret Brunilda Bekteshi dhe lulzim Hamitaj, kanë hequr nga arsyetimi i vendimit nr 276, datë 19.10.2020 për Irena Ibrahimi, tërësisht çështjen, e cila do të duhet të transferohet pranë ILD.
Çështja Civile me palë ndërgjyqësve paditëse A.C, e të paditur Zyra Përmbarimore??. Shpk dhe me objekt ?Kundërshtim i veprimeve përmbarimore?, të shqyrtuar në Gjykatën e Apelit Gjirokastër dhe të përfunduar me vendimin nr ?. datë 12.05.2015 , të cilën sipas vendimit për korrigjimin e vendimit nr. 276, datë 21.07.2020 e kanë transferuar në ILD, NUK NDODHET E ARSYETUAR , E SHQYRTUAR DHE E MARE NE ANALIZE NE ASNJE GERME TE VENDIMIT NR 276 DATE 21.07.2020 TE PUBLIKUAR NE FAQEN ZYRTARE TE KPK.
Brunilda Bekteshi dhe Lulezim Hamitaj, përkatësisht kryesuesi dhe relatori i çështjes, kanë falsifikuar duke hequr nga pjesa arsyetuese këtë çështje dhe duke e hequr edhe nga dispozitivi me tej.
Pas bërjes publike të këtij falsifikimi, ata nxituan vetëm një dite më vone për të ?ndrequr? situatën, por e kanë bërë këtë vetëm në pjesën e dispozitivit , duke harruar se e kanë hequr këtë çështje fare nga vendimi me nr. 276 date 21.07.2020./Infront.al
Gjyqtarë të pasur si në Shqipëri, zor se gjen në ndonjë vend...
Në Dhjetor të vitit 2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit...
Gjyqtari Besnik Hoxha, i Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiran...
Nga gjashtë gjyqtar që ka patur Gjykata e Apelit te Korçës m...
Gjyqtarja Ardjana Beraj, njihet si gjyqtarja e “21 Janarit”,...
Çuditë e drejtësisë shqiptare nuk kanë fund. Shkarkohen, rie...
Prokurorja Elsa Miha e ka nisur karrierën në Berat për tu zh...
Sistemi i drejtësisë është i mbushur me njerëz që nuk dinë t...
Vettingu do të kalojë nëpër duar edhe dosje që kanë pasur nd...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka rikonfirmuar në detyrë...
Prokurorja Deniona Katro ka hyrë në systemin e drejtësisë si...
Në sistemin e drejtësisë, nuk ka vetëm prokurorë dhe gjyqtar...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë p...
Gjyqtari i Gjykatës së Shkallës së Parë, në Tiranë, Arben Ko...
Me dy standarte ose jo, i politizuar ose jo, Vettingu deri d...
Prokurori i Prokurorisë së Shkallës së Parë në Tiranë, Elio ...
Dyshimet për konflikt të mundshëm interesi me kompaninë “Bre...
Në muajin Mars të këtij viti, disa organizatat për mbrojtjen...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra g...
Gjyqtarja e Gjykatës së Shkallës së Parë, Alma Kodraliu, ësh...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...