web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nuk pritej/ Donald Trump paralajmëron me shkarkim Faucin: Njerëzit janë lodhur duke dëgjuar këta idiotë

19 Tetor 2020, 17:46, Kosova & Bota CNA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, ka paralajmëruar me shkarkim nga detyra ekspertin më të lartë të sëmundjeve infektive në SHBA Anthony Fauci.

Trump u shpreh i zhgënjyer nga deklaratat e bëra nga kreu i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive, teksa tha se njerëzit janë lodhur duke e dëgjuar.

?Njerëzit janë lodhur nga Covid. Unë kam tubime të mëdhaNjerëzit janë duke thënë gjithçka. Thjesht na lini rehat. Ata janë lodhur nga kjo. Njerëzit janë lodhur duke dëgjuar Faucin dhe gjithë këta idiotë?, tha Trump gjatë një telefonate me stafin e fushatës nga hoteli i tij.

NBC News raporton se Trump e quajti Faucin një “katastrofë” që çdo herë që shkon në televizion ka një “bombë”, por theksoi se do të ishte “një bombë më e madhe nëse e pushon nga puna ?.

Me tone ironike, presidenti i SHBA tha: ?Fauci është një djalë i mirë. Ai ka qenë këtu për 500 vjet. Ai i quajti të gjithë gabim. Dhe ai është si ky djalë i mrekullueshëm, një i urtë i mrekullueshëm që na tregon se si t’i përgjigjemi pandemisë?.

Sipas tij, nëse do të dëgjonte Faucin, në SHBA do të kishin humbur jetën nga virusi më shumë se gjysmë milioni njerëz.

Ndërkohë, kujtojmë se Fauci është drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive që nga viti 1984 dhe është anëtar i Task Forcës së Koronavirusit në Shtëpinë e Bardhë./ CNA.al





Lajmet e fundit nga