Autori i maskuar me maskë dhe paruke/ Zbulohen detaje nga atentati në Elbasan
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një embargo armësh 10-vjeçare, që Kombet e Bashkura i kishin vënë Iranit për blerjen e mjeteve luftarake si tanke dhe avionë lufte, skadoi të dielën ashtu siç edhe parashihej në marrëveshjen e saj bërthamore me fuqitë e mëdha botërore, pavarësisht kundërshtimeve nga Shtetet e Bashkuara.
Ndërsa këmbëngul se nuk ka në plan për ?blerje me shumicë?, teorikisht Irani mund të blejë armë për të përforcuar armatimin ushtarak që daton para Revolucionit Islamik të vitit 1979 dhe mund të shesë pajisjet që i prodhon. Megjithatë, ekonomia e Iranit mbetet e dëmtuar nga sanksionet amerikane ndërsa vende tjera pritet të shmangin marrëveshjet për armë me Teheranin nga frika e hakmarrjes financiare amerikane.
Republika Islamike e cilësoi përfundimin e embargos së armëve si ?një ditë të rëndësishme për komunitetin ndërkombëtar? në kundërshtim të asaj që ata e quajnë ?regjim amerikan?.
Ndërkohë, administrata e PresidentitTrump këmbënguli në rivendosjen e sanksioneve mbi Iranin përmes një klauzole të marrëveshjes bërthamore, nga e cila u tërhoq në vitin 2018, pretendim ky që nuk u mor parasyshë nga pjesa tjetër e botës.
?Normalizimi i sotëm i bashkëpunimit mbrojtës të Iranit me botën është një fitore për kauzën e multilaterizmit, paqes dhe sigurisë në rajonin tonë?, shkroi në Twitter Javad Zarif, Ministër i jashtëm i Iranit.
Kombet e Bashkuara e ndaluan Iranin të blinte sisteme të mëdha të armëve të huaja në vitin 2010, pas tensioneve për programin bërthamor iranin. Një embargo e mëhershme kishte synim pengimin e eksportimit të armëve iraniane.
Agjencia e zbulimit të ushtrisë amerikane parashikoi në vitin 2019
se pas skadimit të emgargos, nëse embargo skadon, Irani do të mundohet të blejë avionë luftarakë rus SU-30, avionët trajnues Yak-130 dhe tanke T-90. Tehrani mund të përpiqet të blejë edhe sistemin anti-raketor S-400 dhe sistemin detar të raketave mbrojtëse Bastian, thuhet në njoftimin e agjencisë amerikane DIA. Kina gjithashtu mund t?i shesë armë Iranit.
Prej kohësh, Irani ka ngelur pas vendeve të Gjirit që mbështeten nga ShBA, si Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe të cilat kanë shpenzuar miliarda miliarda dollarë duke blerë armë amerikane. Si përgjigje, Teherani filloi prodhimin e raketave balistike.
Irani fajëson Gjirin Arab për blerje të pajisjeve mbrojtëse amerikane të cilat i quan ?marrëveshje fatkeqe të armëve? pasi disa nga ato armë janë përdorur në luftën e vazhdueshme të Jemenit. Në atë konflikt përfshihen një koalicion i udhëhequr nga sauditët që mbështet qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të vendit dhe forcat rebele në anën tjetër të mbështetura nga Irani.
Sidoqoftë, embargoja e OKB-së nuk e ndaloi Iranin që t?u dërgojë rebelëve Houthi armë,që nga pushkët e deri tek raketat balistike. Ndërsa Teherani mohon armatosjen e rebelëve Houthi, qeveritë perëndimore dhe ekspertët e armëve vazhdimisht akuzojnë Iranin për furnizim me armë të rebelëve.
Gjashtë vende arabe të Gjirit, që mbështetën zgjatjen e embargos së armëve, theksuan dërgesat e armëve në Jemen ndërsa kundërshtuan shitjen e armëve Iranit.
Ato vende përmendën në një letër dërguar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se Irani pa dashje qëlloi një avion me udhëtarë nga Ukrania në janar dhe se trupat e marinës iraniane aksidentalisht vranë 19 marinarë pas një sulmi me raketa gjatë një stërvitje.
OKB-ja gjithashtu lidhi Iranin me një sulm të vitit 2019 ndaj rafinerisë kryesore të naftës së papërpunuar të Arabisë Saudite, gjë që mohohet nga Teherani ndërsa rebelët Houthi morën përgjegjësinë.
E diela shënon fundin e vendimit tjetër të OKB-së që ndalon udhëtimin e disa anëtarëve të njësiteve ushtarake dhe paramilitare të Gardës Revolucionare të Iranit.
Tensionet ShBA-Iran arritën kulmin në fillim të vitit, kur një dron amerikan vrau në Bagdad një udhëheqës të lartë ushtarak të Iranit. Teherani u hakmor përmes një sulmi me raketa balistike ndaj forcave amerikane në Irak duke plagosur dhjetëra ushtarë.
Në muajt e fundit, provokimet nga të dyja palët janë pakësuar sepse Presidenti Donald Trump është i përqëndruar në garën presidenciale kundër kandaidatit demokrat Joe Biden, i cili ka thënë se është i gatshëm t?i ofrojë Iranit një zgjidhje diplomatike nëse Teherani zotohet për zbatim të marrëveshjes./ VOA
Gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë ka ndërruar jetë si pasoj...
Rrugët e Parisit dhe tetë qyteteve të tjera franceze u bosha...
Në shtetin amerikan Miçigan, autoritetet kanë kapur 13 perso...
Dhjetëra gra marshuan në rrugët e Minskut, duke kërkuar që Q...
Shteti i Serbisë po vazhdon ta shkelë marrëveshjen për Tregt...
Belgjika ka marrë vendim të premten që të mbyllen të gjitha ...
Shtetet e Bashkuara dënuan Turqinë për testimin e një sistem...
Partia e kryeministres së Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka ...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron e ka quajtur “sulm ter...
Rritja e ekonomisë kineze dhe ambicjet e Kinës për shtrirje ...
Komiteti Belg i Shëndetit Publik vendosi të ndalojë lëvizjen...
Ministri i Jashtëm britanik Dominic Raab akuzoi të premten R...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump gjatë fushatës në Kalifor...
Pas shkarkimit të drejtorit të Policisë, Rashit Qalaj, janë ...
Vendimi i kompanisë së medias sociale Twitter për të bllokua...
Rriten ndjeshëm shifrat e të infektuarve me koronavirus në I...
Autoritetet greke njoftuan sot se gjatë 24 orëve të fundit j...
Kosova ka regjistruar gjatë 24 orëve të fundit 104 raste të ...
Hemisfera Veriore po përballet me një rritje të parashikuar ...
Rritja e numrit të të prekurve me Covid-19, po bën që shumë ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...