Autori i maskuar me maskë dhe paruke/ Zbulohen detaje nga atentati në Elbasan
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Shteti i Serbisë po vazhdon ta shkelë marrëveshjen për Tregti të Lirë me Evropën Qendrore, që njihet me shkurtesën CEFTA, thotë ministri i Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë e Kosovës, Vesel Krasniqi.
Për të zgjidhur këtë problem, Krasniqi tregon se të enjten, ka kërkuar nga drejtori i CEFTA-s, Emir Gjikiq, që bëjë presion mbi Serbinë që të zbatojë marrëveshjen, në të kundërtën, thotë ai, Kosova do marrë masa, pa treguar se për çfarë masash bëhet fjalë.
CEFTA është një marrëveshje ndërkombëtare e krijuar nga ana e Bashkimit Evropian, me qëllim të lehtësimit të këmbimeve tregtare të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Ministri Krasniqi ka kërkuar që emërtimi UNMIK-Kosovo të hiqet dhe të jetë vetëm Kosova, të zbatohet marrëveshja për shenjën e konfirmitetit dhe të njihen kualifikimet profesionale. Po ashtu ka kërkuar që t?i bëhet presion Beogradit që bizneset dhe prodhimet e Kosovës të mos kenë pengesa kur kalojnë transit nëpër Serbi.
Në tregun e Kosovës, mallrat e importuara nga vendet anëtare të CEFTA-s, duhet të hyjnë me shenjën e konfirmitetit, të vendosura në produkte, që është shenja CE.
Përmes shenjës CE, prodhuesi tregon që produkti është në konformitet i vlerësuar në aspektin e sigurisë dhe shëndetit, sipas standardeve të kërkuara nga Bashkimi Evropian.
Certifikata CE zbatohet në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian.
Por, mallrat e Serbisë nuk e kanë shenjë, thotë Krasniqi.
?Ndërsa, shteti fqinj Serbia nuk e zbaton këtë dhe mallrat që vijnë nga Serbia janë me tri AAA (shenjë e produkteve serbe), do të thotë është shkelje e marrëveshjes që nuk u lejohet të futen në Kosovë?, thotë Krasniqi.
?Përveç CEFTA-s, këtë çështje e kam ngritur edhe te kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, kam dërguar shkresë edhe në Zyrën Amerikane në Kosovë, në zyrën e Bashkimit Evropian. Po presim reflektim, në të kundërtën unë do të zbatoj marrëveshjen sepse nuk mund të presim pafundësisht?, shton ai.
Edhe në bazë të Ligjit për kërkesat teknike për produktet dhe vlerësim të konfirmitetit, miratuar në vitin 2018 nga Kuvendi i Kosovës, Dogana e Kosovës mund të pezullojë lëshimin e një produkti në qarkullim të lirë në treg, nëse shenja CE është vendosur në produkt në mënyrë false ose mashtruese.
Përveç shenjës së konfirmitetit, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka kërkuar që Beogradi zyrtar mos të pengojë bizneset dhe prodhimet e Kosovës që kalojnë transit nëpër territorin e Serbisë.
?Është duke vendos barriera për mallrat që kanë destinacion Kosovën, që kalojnë transit nëpër Serbi, i hap ato dhe i obligon që të fshihet mbishkrimi Republika e Kosovës dhe të shkruhet ?Kosova dhe Metohija? siç e kanë ata (Serbia)?, thotë ministri Krasniqi.
Një nga kompanitë që ballafaqohet me këtë problem është industria e mishit ?Calabria? nga Gjilani. Pronari i kësaj kompanie, Xhelal Selimi, tregon se Serbia nuk njeh certifikatën fitosanitare të lëshuar nga Republika e Kosovës.
?Unë tentoj që të shfrytëzoj territorin e Serbisë për të eksportuar mallra në Kroaci, por nuk kemi sukses. Ky është problemi kryesor?, thotë Selimi për Radion Evropa e Lirë.
Certifikatë fitosanitare është dokumenti që e vërteton gjendjen shëndetësore të dërgesës, që lëshohet nga shërbimi fitosanitar për shëndetin e mallrave nga vendi i prejardhjes.
Edhe Arian Zeka, kryeshef ekzekutiv në Odën Ekonomike Amerikane në Prishtinë, tha se janë evidente ankesat e bizneseve për këto probleme. Kryesisht, thotë ai, problemet kanë të bëjnë me mosnjohjen nga Serbia të dokumentacionit që lëshohet nga autoritetet e Republikës së Kosovës.
Zeka tregon se CEFTA parasheh edhe dispozitat e trajtimit të barrierave në tregtinë e lirë mes vendeve nënshkruese të kësaj marrëveshjeje.
?Ne si Odë Amerikane gjithmonë kemi qenë ithtar të shfrytëzimit të këtyre mundësive që parashihet në marrëveshje, pra shfrytëzimin e mekanizmave institucionalë të CEFTA-s, për adresimin e këtyre pengesave, para se të shkohet me masa me ekstreme?, tha Zeka.
Pavarësisht problemeve, gjatë këtij viti, vlera e mallrave që Serbisë ka eksportuar në Kosovë është rreth 107 milionë euro, përderisa shuma e produkteve të Kosovës që kanë dalë në tregun e Serbisë është 19 milionë euro, thotë Adriatik Stavileci, zëdhënës në Doganën e Kosovës.
Ndryshe, Kosova në këtë mekanizëm vazhdon të përfaqësohet si UNMIK dhe jo si Republika e Kosovës. Për këtë ministri, Vesel Krasniqi tregon se ka kërkuar nga udhëheqës të CEFTA-s që të hiqet ky emërtim.
?Sepse UNMIK [Misioni i Përkohshëm i Kombeve të Bashkuara në Kosovë] nuk ka më dhe ne përfaqësohemi me zyrtarë dhe si ministri e Qeverisë së Republikës së Kosovës?, tha ai.
Në këtë mekanizëm, Republika e Kosovës është anëtarësuar në vitin 2007. Për shkak se në atë periudhë Kosova nuk e kishte të zgjedhur statusin, marrëveshja ishte nënshkruar nga shefi i atëhershëm i UNMIK-ut, Joachim Rucker.
Në këtë mekanizëm, përveç Kosovës, vendet tjera anëtare të CEFTA-s janë: Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Bosnjë e Hercegovina dhe Moldavia.
Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj, në nëntor të vitit të vitit 2018 kishte vendosur taksë doganore 100 për qind për të gjitha produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnjë Hercvegovina.
Kurse, qeveria e kaluar e udhëhequr nga ish-kryeministri Albin Kurti, në prill të këtij viti ka zëvendësuar taksën me masën e reciprocitetit. Por, me të marrë detyrën, kryeministri Avdullah Hoti hoqi masën e reciprocitetit./rel
Belgjika ka marrë vendim të premten që të mbyllen të gjitha ...
Shtetet e Bashkuara dënuan Turqinë për testimin e një sistem...
Partia e kryeministres së Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka ...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron e ka quajtur “sulm ter...
Rritja e ekonomisë kineze dhe ambicjet e Kinës për shtrirje ...
Komiteti Belg i Shëndetit Publik vendosi të ndalojë lëvizjen...
Ministri i Jashtëm britanik Dominic Raab akuzoi të premten R...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump gjatë fushatës në Kalifor...
Pas shkarkimit të drejtorit të Policisë, Rashit Qalaj, janë ...
Vendimi i kompanisë së medias sociale Twitter për të bllokua...
Rriten ndjeshëm shifrat e të infektuarve me koronavirus në I...
Autoritetet greke njoftuan sot se gjatë 24 orëve të fundit j...
Kosova ka regjistruar gjatë 24 orëve të fundit 104 raste të ...
Hemisfera Veriore po përballet me një rritje të parashikuar ...
Rritja e numrit të të prekurve me Covid-19, po bën që shumë ...
Dhjetëra qytete evropiane janë detyruar të vendosin masa kuf...
Zyrtarët e ngarkuar për sigurinë e zgjedhjeve të ardhshme pr...
Presidenti republikan Donald Trump dhe rivali i tij demokrat...
Miliona persona në Londër, Eseks, Jork dhe zona tjera përbal...
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, ësht...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...