Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Presidenti republikan Donald Trump dhe rivali i tij demokrat, ish-Nënpresidenti Joe Biden, do të zhvillojnë sot takime të hapura me pyetje-përgjigje nga qytetarët pas anulimit zyrtarisht të debatit mes tyre të planifikuar në të njëjtën ditë. Rrjeti televiziv NBC News njoftoi të mërkurën se do të transmetonte drejtpërdrejtë takimin e presidentit Trump sonte në orën tetë të mbrëmjes me votuesit e qytetit të Majamit në shtetin e Floridës. Ndërkohë rrjeti televiziv ABC News ka planifikuar tashmë të transmetojë takimin me zotin Biden në qytetin e Filadelfias të shtetit të Pensilvanisë, në të njëjtën orë.
Florida dhe Pensilvania konsiderohen si shtete kyçe për secilin kandidat në zgjedhjet e 3 nëntorit. Numri i votuesve që do ndjekin secilin nga takimet mund të jetë një tregues jo-statistikor për preferencat e votuesve kur kanë mbetur më pak se tre javë përpara ditës së zgjedhjeve. Ndryshimi i kanalit nga një takim tek tjetri mund t’u japë gjithashtu votuesve të pavendosur një mundësi për të parë se si kandidatët u përgjigjen pyetjeve të njëjta. Pothuajse 12 milionë amerikanë kanë votuar tashmë në ato që njihen si votime të hershme e që janë zhvilluar në shumicën e shteteve amerikane. Shumë vetë zgjodhën të votojnë më herët për shkak të interesit të shtuar për fushatën, ndërsa të tjerë me qëllimin për të shmangur radhët e gjata gjatë ditës së zgjedhjeve dhe qëndrimin pranë me votuesit e tjerë gjatë pandemisë.
Dy aktivitetet politike të së enjtes nuk do të kenë asgjë të ngjashme me atë që mund të kishte qenë debati i dytë mes dy kandidatëve, pas debatit të ashpër mes tyre në fund të shtatorit që disa analistë e cilësuan si më të keqin në historinë politike të vendit. Gjatë debatit të tyre 90 minutësh kandidatët shpesh ndërprisnin njëri-tjetrin, me ndërhyrje më të shpeshta nga ana e zotit Trump krahasuar me zotin Biden.
Për muaj me radhë, zoti Biden ka ruajtur një epërsi të qëndrueshme në sondazhet kombëtare ndaj zotit Trump.
Gjatë muajve të verës, zoti Biden udhëhiqte zakonisht ndaj zotin Trump mesatarisht me 6 ose 7 për qind më shumë në shkallë vendi dhe me gjysmën e këtyre shifrave në shtetet përcaktuese për fatin e zgjedhjeve. Por pas paraqitjes në debatit e parë dhe diagnostikimit të presidentit me COVID-19, sondazhet tregojnë se zoti Biden ka përparuar me një mesatare prej më shumë se 10 për qind në shkallë vendi. Avantazhi i tij në shtetet kyçe po i afrohet avantazhit të tij në rang kombëtar.
Të dy kandidatët ishin planifikuar të takoheshin ballë për ballë të enjten në mbrëmje. Por zoti Trump u tërhoq nga debati pasi Komisioni i pavarur për Debatetet Presidenciale deklaroi se debati do të zhvillohej virtualisht. Komisioni e mori vendimin ndërsa shëndeti i zotit Trump ishte në dyshim pas diagnostikimit të tij me COVID-19. Menjëherë më pas zoti Biden caktoi takimin e tij që do të transmetohej në rrjetin televiziv ABC dhe debati më vonë u anulua zyrtarisht.
Sipas planifikimeve të dy kandidatët pritet të debatojnë për herë të fundit në 22 tetor, 12 ditë përpara zgjedhjeve.
Rrjeti televiziv NBC tha se ka rënë dakord të drejtojë takimin e së enjtes në mbrëmje me zotin Trump pasi mori garanci se presidenti nuk do të përbënte rrezik për sigurinë shëndetësore të votuesve që marrin pjesë në takim, ekipin televiziv apo drejtuesen Savannah Guthrie.
Ndryshe nga tubimet politike të zotit Trump, ku pak nga mbështetësit e tij mbajnë maska, të gjithë të pranishmëve në audiencë në Majami, të ulur jashtë në një muze arti, do t’u kërkohet t?i mbajnë ato. Zonja Guthrie dhe zoti Trump do të qëndrojnë rreth 4 metra larg njëri-tjetrit. Të dy kandidatët këtë javë kanë udhëtuar në ato shtete që mund të rezultojnë vendimtare për rezultatin e përgjithshëm. Fitorja shtet me shtet përcakton fituesin dhe jo vota e popullore në rang kombëtar. Shtetet më të populluara kanë rëndësinë më të madhe në Kolegjin Zgjedhor, të cilin zoti Trump e fitoi në 2016, por duke humbur votën e popullore ndaj demokrates Hillary Clinton. Zoti Trump zhvilloi një tubim në Pensilvani të martën ndërsa të mërkurën në shtetin e Ajovas. Zoti Biden zhvilloi fushatë në Florida të martën ndërsa të mërkurën mori pjesë në një aktivitet virtual për grumbullim fondesh./voa
Miliona persona në Londër, Eseks, Jork dhe zona tjera përbal...
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, ësht...
Situata e pandemisë imponon mënyra të reja në organizimin e ...
Raportet mes Greqisë dhe Turqisë vijojnë të tensionohen, ndë...
Barron Trump, djali i presidentit të Shteteve të Bashkuara, ...
Rritja e shifrave të të infektuarve me koronavirus, ka bërë ...
Bashkimi Evropian ra dakord që të vendosë sanksione kundër g...
Në Kosovë u konfirmuan këtë të mërkurë 80 raste të reja me k...
Fondacioni për Shoqëri të Hapur (KFOS) i dhuroi Kosovës 100,...
Gjykata në Athinë ka dënuar me 13 vite burg ekipin drejtues ...
Gjermania ka regjistruar më shumë se 5,000 raste me koronavi...
Drejtuesja e opozitës bjelloruse në mërgim, Sviatlana Tsikha...
Tre javë para ditës së zgjedhjeve, një numër i vogël ai atyr...
Organizata Transparency International e ka renditur Rusinë, ...
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka ashpërsuar masat për të pa...
Autoritetet shëndetësore në Francë kanë paralajmëruar për mb...
Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një viktimë...
Kompania e medias sociale Facebook njoftoi të hënën se po nd...
Duke filluar nga dita e nesërme, 14 tetor, Republika Çeke do...
Italia në valën e parë të pandemisë Corona vajtoi shumë vikt...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...