web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rrëzohen dy lisa shekullor/ Dëmtohen disa makina dhe bllokohet rruga nacionale Fier-Vlorë

18 Tetor 2020, 06:42, Aktualitet CNA

Dy lisa shekullor janë rrëzuar në qytetin e Fierit e për pasojë rruga nacionale Fier-Vlorë është bllokuar.

Bëhet me dije se janë dëmtuar disa makina që kanë qenë të parkuara poshtë tyre por fatmirësisht nuk ka pasur njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale. Shirat e shumta që kanë rënë kohët e fundit në vendin tonë kanë bërë që pemët të humbin forcën e tyre duke rënë përtokë.

Jo vetëm ky lis, por edhe 5 lisa të tjerë rrezikojnë që të bien përtokë./CNA.al





Lajmet e fundit nga