web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Meta “sfidon” Ramën me Isa Boletinin/ Unë s’mund ta nisja më mirë, përballë ka edhe Ismail Qemalin

14 Tetor 2020, 07:41, Politikë CNA

Presidenti Ilir Meta i është kundërpërgjigjur sërish sot kryeministrit Edi Rama, i cili një ditë më parë shkruante në rrjettet sociale ?Heronjtë mbaji në zemër e në mendje kur flet e vepron, duke respektuar detyrën e lartë e duke dhënë shembullin që detyra të imponon, jo duke sharë si i dehur?.

Sot, presidenti Meta ka publikuar një foto, ku në sfond është një pikturë e Isa Boletinit.

Meta i drejton edhe një mesazh Ramës, ndërsa shkruan se nuk mund ta niste ditën më mirë.

?Mirëmëngjes të gjithëve dhe ditë të mbarë!

Unë s?mund ta nisja më mirë. Jo vetëm dielli u rikthye, por edhe Baca Isa Boletini erdhi pranë meje pas tre vitesh ?ndarje?.

Falenderoj Kryetarin e Kuvendit, z.Gramoz Ruçi, i cili e pranoi me mirëkuptim kërkesën time. Tani me kryetrimin e Pavarësisë tonë ndihem më i qetë dhe më i fortë. Edhe Ai besoj ndihet mirë pasi përballë ka Babain e Pavarësisë tonë, Ismail Qemalin?-shkruan Meta./ CNA.al





Lajmet e fundit nga