web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

FOTOT-E pazakontë/ Njihuni me çiftin që eksplorojnë botën tërësisht të zhveshur

11 Tetor 2020, 13:26, Kuriozitete CNA

Çiftin belg Nick dhe Lins De Corte, pandemia e koronavirusit e gjeti në Meksikë, duke mos pasur mundësi të kthehen në Evropë.

Ata janë natyralistë, e kanë zgjedhur të eksplorojnë botën krejtësisht nudo. Ata i dokumentojnë këto aventura në blogun e tyre online.

Në momentin që atë mund të udhëtonin sërish ata ju rikthyhen udhëtimeve të tyre në Handuras, Protugali dhe në pyjet e Amazonës, por duket se Franca ishte pjesa e preferuar e turit të tyre dhe sipas tyre është vendi që ofron më shumë hapësira për nudistët.

?Ne shkuam në Francë para disa kohësh dhe ishte një përvojë e shkëlqyeshme. E kemi vizituar edhe disa herë më pas dhe e them pa drojë, ishte vërtetë një eksperiencë unike. Franca të jep hapësira të bollshme për nudistët, ka kampe nudiste, aktivitete, gjithçka që duhet?, tha Nick për CNN.

Çifti De Corte, e kanë hapur blogun e tyre online, për një qëllim fare të thjeshtë, të zhbëjnë paragjykimet që rrethojnë nudistët.

?Ekzistojnë disa paragjykime. E para ka të bëjë me seksin, njerëzit e cilësojnë tabu të qëndrosh i zhveshur në grup pa ndonjë qëllim seksual. Ky është një keqkuptim i madh?, shtoi më tej Nick.





Lajmet e fundit nga