web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sekuestrohen 30.000 paund në Rinas/ Arrestohet një 39-vjeçar nga Tirana

10 Tetor 2020, 14:44, Kronika CNA

Policia kufitare e Rinasit ka porceduar penalisht një 39-vjeçar nga Tirana, për mosdeklarim të të hollave në kufi.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, bazuar dhe në analizën e riskut, në hyrje të RSH-së, kanë ushtruar kontroll ndaj pasagjerëve të linjës ajrore me itinenar lëvizjeje Luton-Rinas dhe konkretisht ndaj shtetasit Sh. Sh., 39 vjeç.

Gjatë kontrollit të ushtruar, 39-vjeçarit iu gjetën në valixhen e tij të dorës dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 30000 paund.

Në përfundim të veprimeve të para, nga ana e seksionit të ZMP-së u procedua penalisht shtetasi Sh. Sh., për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi?.

Ndërkaq, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./ CNA.al





Lajmet e fundit nga