web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fotot që nxjerrin bllof Bashën/ Bën fushatë te bizneset e grave të ish-drejtorëve të tij në Bashki

6 Tetor 2020, 10:57, Politikë CNA

Kreu i PD, Lulzim Basha vizitoi dje disa biznese në Tiranë, në rrugën e Durrësit.

Por me sa duket Basha hyn vetëm në bizneset e ish drejtorëve të tij të dikurshëm në Bashkinë e Tiranës.
Mjafton një kërkim i thjeshtë për të kuptuar se njerëzit që kanë folur para kamerës janë anëtarë të PD-së dhe ish-vartës të kreut demokrat kur ishte në krye të Bashkisë së Tiranës.

Siç shihet edhe nga fotot, Basha u ndal dje në një dyqan veshjes me pakicë në rrugën e Durrësit, ku zhvilloi bashkëbisedim me dy gra. Pronarja e dyqanit rezulton se është bashkëshortja e kryetarit të degës Nr. 8 të PD-së, Pëllumb Seferi.

Ky i fundit, i cili ka disa foto me Bashën, ka qenë drejtor i çerdheve dhe kopshteve në Bashkinë e Tiranës në kohën kur drejtohej nga PD.
Në mungesë të mbështetjes së biznesit, Basha duket se ka gjetur zgjidhje t?u qajë hallet bizneseve të ish drejtorëve të tij./CNA.al





Lajmet e fundit nga