Raporti/ Inceneratorët marrin paratë dhe nuk bëjnë investimet
Inceneratori i Tiranës dhe ai i Fierit i kanë marrë fondet b...
Mosha mesatare e jetëve të humbura nga Covid-19 në vend ka ardhur në rritje për të dytin muaj radhazi, çka tregon se është ulur vdekshmëria tek moshat e reja.
Sipas të dhënave të raportuara përditë nga Ministria e Shëndetësisë dhe të përpunuara nga ?Monitor?, mosha mesatare e jetëve të humbura nga koronavirusi deri më 5 tetor, kur numëroheshin gjithsej 400 viktima ishte gati 69 vjeç.
Në 3 shtator, kur numëroheshin gjithsej 301 viktima, mosha mesatare ishte 67.9 vjeç.
Në krahasim me përpunimin e fundit të datës 28 korrik, kur mosha mesatare u ul në 66.8 vjeç, teksa virusi filloi të zbriste te moshat e reja, ka një rritje me 2 vjet.
Petrit Malaj, mjek pneumolog pohon se nga njëra anë virusi është bërë më pak agresiv, dhe nga ana tjetër është shtuar dhe sensibilizimi i njerëzve që janë të prirur të mbrohen më shumë.
Grup mosha 70-79 vjeç me fatalitetet më të mëdha
Për herë të parë që nga fillimi i pandemisë, është grupmosha 70-79 vjeç që ka fatalitetet më të mëdha, me 30.75% të totalit.
Më parë, humbjet më të mëdha të jetëve i përkisnin një grupmoshe më të re, nga 60-69 vjeç, e cila deri në 3 shtator zinte 32% e vdekjeve nga pandemia (shiko grafikun: Vdekjet sipas grup-moshave, Shqipëria, % ndaj totalit). Kjo grupmoshë tashmë është e dyta, me 30.2% të totalit.
Grupmosha nga 50-59 vjeç përbënte 14% të jetëve të humbura deri në 5 tetor, ndërsa nën 50 vjeç zë 5.5% të totalit.
Gjithsesi, pasojat reale të pandemisë në vend do të mund të bëhen të qarta vetëm kur ajo të përfundojë ose në fund të vitit kur të bëhet bilanci i vdekjeve në raport me vitin e kaluar, pasi aktualisht numërohen vetëm humbjet e jetëve nga Covid-19 në spital. Ndërkohë, sipas mjekëve, ka dhe grupmosha të reja 40-50 vjeç, që nuk kanë pranuar të shtrohen në spital dhe kanë humbur jetën në shtëpi, ose që kanë ikur për kurim në Turqi dhe sërish nuk ia kanë dalë dot.
Në krahasim me Italinë, virusi në Shqipëri i ka prekur më shumë moshat më të reja. Mosha mesatare në Itali është 80 vjeç, kundrejt gati 69 vjeç në Shqipëri.
Në Itali, sipas Il Sole24 ore, gati 60% e jetëve të humbura i përkasin moshës mbi 80 vjeç. Në Shqipëri, pesha përkatëse është vetën 18.5%.
Femrat vdesin më pak
Deri në 5 tetor, femrat përbënin 29.5% të jetëve të humbura nga Covid-19 (nga 31.5% në 3 shtator), në linjë me tendencën globale, ku gratë kanë shënuar rezistencë më të lartë ndaj koronavirusit, të lidhura kryesisht me hormonet femërore.
Mosha mesatare e femrave që kanë humbur jetën është 68.9 vjeç, pothuajse e njëjtë me atë të meshkujve.
Ndërsa mosha mesatare e meshkujve ka mbetur pothuaj e pandryshuar që nga fillimi i pandemisë, ajo e femrave është ulur ndjeshëm, nga 77 vjeç në fund të prill, në gati 69 vjeç në tetor./ Monitor
Burimi: Ministria e Shëndëtësisë, përpunime të Monitor
Inceneratori i Tiranës dhe ai i Fierit i kanë marrë fondet b...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma është e ftua...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, është e ftuar mbrëmjen...
Kryetari i PD-së në Berat, Gazment Azizi i është përgjigjur ...
Parlamenti miratoi sot ndryshimet në Kodin Zgjedhor që u pas...
Ish-deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, ka komentuar mbrëmjen...
Deputetja Rudina Hajdari bllokoi sot foltoren e Kuvendit, du...
Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla është p...
Analisti Andi Bushati, ka folur me tone të ashpra sonte në “...
“LSI nuk ka asnjë shans që të bashkojë votat e saj me Partin...
Duke folur në lidhje me mënyrën sesi do të rreshtohet opozit...
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemad...
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj komentoi në “Ilva Now”...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur mbi deklaratën e ...
Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka reaguar për ...
Deputetja Rudina Hajdari ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në A...
Parlamenti ka miratuar sot Kodin e ri Zgjedhor me 97 vota pr...
Ka përfunduar votimi i anëtarësisë së PD në Vlorë për përzgj...
Analisti Agron Gjekmarkaj ka qenë i ftuar pasditen e sotme n...
Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çliri...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...