Trump bën shëtitje me makinë jashtë spitalit, përshëndet mbështetësit
Pasi postoi në Twitter një video mbrëmjen e së dielës ku tho...
Selami Hoti nga fshati Krushë e Madhe e Rahovecit thotë se nuk është befasuar kur ka dëgjuar ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, derisa kërcënonte serbët që mund të tregojnë vendndodhjen e varrezave masive në Serbi.
Hoti thotë se Daçiq, si përfaqësues i shtetit serb, shfaq mosgatishmërinë e Serbisë që të përkrahë zbardhjen e krimeve të luftës.
?Të gjitha deklarimet e zyrtarëve serbë nga cilido nivel nuk duhet të na befasojnë. Deklarata të tilla presim vazhdimisht. Serbia i ka shkelë të gjitha konventat ndërkombëtare të luftës. Në Kurshë janë 64 persona të zhdukur. Serbia i ka marrë këta njerëz, i ka humbur pa gjurmë?, thotë Hoti, i cili ka babanë të zhdukur, kurse dy vëllezër të vrarë.
Hoti shpreson se komunitet ndërkombëtar do të rrisë presionin mbi Serbinë që të ndihmojë në gjetjen e bashkëqytetarëve të tij që janë të zhdukur që nga vitet ?98-99.
Nëse zyrtarët serbë vazhdojnë të mohojnë krimet e luftës si dhe të pengojnë gjetjen e personave të zhdukur, sipas Hoti, nuk mund të ketë pajtim në mes të dy popujve.
Gjatë luftës së vitit 98-99, në fshatin Krushë e Madhe, forcat policore dhe ushtarake serbe vranë 241 qytetarë. Nga ajo kohë, ky fshat vazhdon t?i ketë edhe 64 persona të zhdukur.
Javën e kaluar, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, bëri një deklaratë e cila u pa si kërcënim ndaj serbëve që mund të dinë diçka për fatin e kosovarë të zhdukur gjatë luftës.
?Mos u merrni me amerikanët, gjermanët, turqit dhe gjithë të tjerët. Çfarë të bëjmë me serbët të cilët flasin budallallëqe të ndryshme, iu tregojnë shqiptarëve dhe kroatëve se ku janë të varrosur shqiptarët në gjithë Serbinë?, deklaroi Daçiq për një televizion në Serbi.
Qeveria e Kosovës i ka cilësuar skandaloze këto deklarata të Ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq.
Në reagimin e Qeverisë së Kosovës, u tha zyrtarët serbë ?vazhdojnë të shfaqin mungesë të thellë respekti për viktimat e luftës së fundit në Kosovë?.
?Këto deklarata skandaloze, përveç që fyejnë rëndë të gjitha viktimat e krimeve serbe, dëshmojnë para botës se Beogradi zyrtar, gjatë gjithë këtyre viteve, qëllimisht dhe vetëdijshëm i ka mbuluar gjurmët e krimit, duke e mbajtur fshehur vendndodhjen e varrezave masive, në të cilat kanë përfunduar qindra-mijëra civilë të pafajshëm?, thuhet në reagimin e Qeverisë së Kosovës
Qeveria e Kosovës, i bëri thirrje në veçanti Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të reagojnë.
Ndaj deklaratave të zyrtarëve serbë ka reaguar edhe Bashkimi Evropian.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se Bashkimi Evropian pret nga liderët e Ballkanit Perëndimor që të përmbahen nga deklaratat të cilat mund të jenë në dëm të fqinjësisë së mirë dhe pajtimit.
Këto deklarata Stano i bëri kur u pyet lidhur me kërcënimet që ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka bërë ndaj serbëve që tregojnë se ku janë varrezat e shqiptarëve nëpër Serbi.
Stano ka thënë se BE-ja nuk i komenton deklaratat e politikanëve, por në ditët e fundit janë vërejtur disa deklarata të cilat nuk shkojnë në drejtim të rritjes së mirëbesimit dhe pajtimit mes popujve në rajon.
Çështja e të pagjeturve është një prej temave kryesore për të cilat ishte diskutuar në takimet e fundit në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë të cilin e lehtëson Bashkimi Evropian.
Organizatat kosovare që merren me fatin e personave të pagjetur besojnë se deklarata e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, ka për qëllim frikësimin e atyre që mund të ndihmojnë në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.
?Kjo më të vërtetë është brengosëse sepse [Ivica Daçiq] në mënyrë të drejtpërdrejt ju është kërcënuar të gjithë njerëzve që në Serbi, në një formë apo tjetër, mund të ndihmojnë në ballafaqim me të kaluarën, mund të ndihmojnë në zbardhjen e fatit të personave të pagjetur?, thotë Kushtrim Koliqi, drejtues i organizatës, ?Integra?.
Koliqi që është njëkohësisht është pjesë e grupit punues për Komisionin për të Vërtetën dhe Pajtim thotë se deklaratat e zyrtarëve serbë dëshmojnë se politika shtetërore në Serbi nuk është e interesuar për trajtim të krimeve të luftës.
?Është brengosëse sepse duhet ta dimë që në Serbi ka aktivistë të të drejtave të njeriut, ku mund të jenë edhe ish-luftëtarë apo ish-pjesëtarë të shërbimeve të ndryshme të Serbisë, të cilët i kanë rënë pishman dhe po duan të tregojnë diçka?, thotë Koliqi.
Deklaratat e ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ndodhin vetëm pak ditë pasi Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për normalizim ekonomik.
Kjo marrëveshje u nënshkruar më 4 shtator, 2020, në Shtëpinë e Bardhë në Uashington ku një ndër pikat e marrëveshjes është edhe puna e përbashkët e Kosovës dhe Serbisë në gjetjen e personave të zhdukur gjatë luftës.
Tema e të pagjeturve u tha se ishte kyçe edhe në procesin e bisedimeve që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian./rel
Pasi postoi në Twitter një video mbrëmjen e së dielës ku tho...
Ivanka Trump, vajza e presidentit të SHBA, Donald Trump, ka ...
Mjekët thanë të dielën se gjendja e Presidentit Donald Trump...
Ndonëse presidenti i SHBA-ve Donald Trump është i shtruar në...
Procesi i dialogut në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ...
Maqedonia e Veriut mund të ashpërsojë masat e marra për shka...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka kritikuar Bashkim...
Asnjë pacient nuk e ka humbur betejën me koronavirusin gjatë...
Në 24 orët e fundit, në Maqedoninë e Veriut janë kryer 1, 35...
Presidenti amerikan Donald Trump, ka publikuar një video në ...
Dy persona kanë vdekur dhe 25 janë zhdukur pas një stuhie të...
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Shtetet e...
Presidenti Donald Trump u dërgua në spitalin ushtarak “Walte...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump ...
Mjeku i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ...
Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, ka bërë thirrje për ...
Maqedonia e Veriut vijon të shënojë shifra të larta të të in...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump...
Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë testuar gjithsej 54...
Mosha dhe pesha janë faktorë që e vënë Presidentin Donald Tr...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...