Po kurohet në spital pasi u konfirmua me Covid-19/ Reagon sërish Donald Trump
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump ...
Presidenti Donald Trump u dërgua në spitalin ushtarak ?Walter Reed? si një ?masë parandaluese?. Ai pritet të qëndrojë atje për disa ditë, pasi rezultoi pozitiv gjatë testimit për COVID-19. Diagnoza e tij ka ngritur shqetësime të mëtejshme në vend lidhur me zgjedhjet që po afrojnë.
Të premten në mbrëmje Presidenti Donald Trump shkruante në Twitter nga spitali ushtarak (2 tetor) se “gjithçka sipas tij po shkon mirë ndërsa i falenderonte të gjithëve.
Presidenti Trump është shtruar në Qendrën Kombëtare Mjekësore Ushtarake ?Walter Reed? në Bethesda, të shtetit Maryland. Ai do të punojë nga një pavion special i spitalit gjatë ditëve në vazhdim.
Amerikanët e morën fillimisht lajmin tronditës nëpërmjet një njoftimi në Twitter nga Presidenti Trump të shkruar të premten rreth orës 1 pas mesnatës, ku thuhej se ai dhe Zonja e Parë kishin rezultuar pozitivë nga testimi për COVID-19.
Këshilltarja e tij, Hope Hicks, gjithashtu ka rezultuar pozitive. Ajo udhëtonte me presidentin, i cili kishte zhvilluar veprimtari të shumta elektorale gjatë ditëve të fundit për të dhënë mesazhin se, megjithë pandeminë, vendi është në rrugën e rikthimit drejt normalitetit.
?Ky është realisht mesazhi se gjërat nuk janë normale. Dhe ai nuk do të jetë në gjendje t’i bëjë këto (tubime) të paktën për dy javë apo më shumë me karantinën?, thotë Todd Belt, i Universitetit ?George Washington?.
Në një deklaratë, mjeku i Shtëpisë së Bardhë tha se ai priste që Presidenti Trump “të vazhdonte kryerjen e detyrave të tij pa ndërprerje gjatë rikuperimit”.
Në moshën 74 vjeçare, Presidenti Trump konsiderohet me rrezik të lartë nga ekspertët mjekësorë.
“Ai sapo është ekspozuar; ai duhet të shikojë se çfarë po ndodh gjatë ditëve të ardhshme dhe të sigurohet që gjërat nuk po përparojnë“, thotë Dr. David A. Nace, nga Shkolla e Mjekësisë në Universitetin e Pittsburgh-ut.
Sëmundja e Presidentit Trump ka ngritur shqetësime mbi vazhdimësinë e qeverisjes.
“Nëse presidenti do të ishte vërtet aq i sëmurë sa do të duhej të largohej nga detyra, ka një dispozitë në Amendamentin e 25-të, e cila i lejon të transferojë pushtetin tek nënpresidenti dhe pastaj të rikthehet kur të shërohet“, thotë John Fortier, drejtor i studimeve qeveritare në Qendrën Politike Bipartizane.
Diagnoza me COVID-19 e Presidentit Trump ka hedhur zgjedhjet tashmë të trazuara dhe vetëm një muaj larg, në një çrregullim të mëtejshëm, duke çuar në pikëpyetje të tilla si, çfarë mund të ndodhë me me dyshen e kandidatëve Trump-Pence nëse gjendja e presidentit do të merrte për keq.
“Duke supozuar se Presidenti Trump nuk është më në gjendje të shërbejë, ne ndoshta do të shihnim Nënpresidentin Pence duke u zhvendosur në krye të dyshes së kandidatëve, por atëherë pyetja është, kush do të ishte kandidati i emëruar për nënpresident? Kjo është një pyetje me vend?, thotë zoti Belt.
Të martën, Presidenti Trump debatoi me kandidatin demokrat për president Joe Biden, duke vazhduar të minimizojë rëndësinë e maskave.
“Unë nuk mbaj maska si ai. Sa herë që e shoh, ai ka një maskë. Ai mund të flasë nga 200 metra larg meje, dhe ai shfaqet me maskën më të madhe që kam parë ndonjëherë“, tha Presidenti Trump gjatë debatit.
Biden dhe Trump ishin larg njëri-tjetrit në skenë dhe nuk kishin asnjë kontakt fizik.
Në një mesazh në Twitter, zoti Biden ofroi lutjet e tij, duke i uruar Presidentit Trump dhe Zonjës së Parë Melania Trump një shërim të shpejtë.
Zoti Biden rezultoi negativ në testimin për koronavirusin dhe nuk ka në plan të zvogëlojë fushatën, e cila kryesisht përbëhet nga aktivitete të vogla, në mjedise të jashtme./voa
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump ...
Mjeku i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ...
Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, ka bërë thirrje për ...
Maqedonia e Veriut vijon të shënojë shifra të larta të të in...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump...
Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë testuar gjithsej 54...
Mosha dhe pesha janë faktorë që e vënë Presidentin Donald Tr...
Gjermania feston. Më 3 tetor 1990 mori fund ndarja e saj në ...
Mbrëmjen e kaluar presidenti i SHBA Donald Trump është drejt...
Ditën e djeshme presidenti Donald Trump dhe bashkëshortja e ...
Pasditen e djeshme mediat e huaja raportuan se presidenti i ...
Presidenti amerikan Donald Trump ka shkuar sot në sptal pasi...
Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson thotë se ësh...
Greqia ka regjistruar sërish një numër të lartë të rasteve t...
Del përgjigjia e tamponit për rivalin e presidentit amerikan...
Këtë të premte Kosova nuk ka regjistruar asnjë vdekje nga ko...
Presidenti i SHBA Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania Trum...
Organizata e njohur Gallup ka bërë një sondazh lidhur me zgj...
Shefi Ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Shteteve të Ba...
Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo u takua të enjten m...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...