web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E bujshme/ Laçi pa frena në merkato, afron një tjetër titullar të Kukësit

1 Tetor 2020, 10:58, Sport CNA

Erhun Obanor mund të konsiderohet lojtari më i ri i Laçit. Qendërmbrojtësi nigerian ka arritur akordin me klubin kurbinas dhe mungon vetëm zyrtarizimi si futbollisti i Laçit.

25-vjeçari luajti sezonin e fundit me Kukësin, ku spikati si njëri prej mbrojtësve më të mirë të Kategorisë Superiore. Ai ishte njëri prej ?shtyllave? të nënkampionëve të Shqipërisë. Me eliminimin e verilindorëve nga Volfsburgu në Ligën e Europës, Obanor vendosi të mbyllte bashkëpunimin me Kukësin.

Te Laçi ai do të gjejë ish-shokun e skuadrës te Kukësi, Emiljano Mustën, i cili ka pak ditë që ka firmosur me kurbinasit.





Lajmet e fundit nga