52 ditë protestë kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...
Komisioni Evropian, që është krahu ekzekutiv i Bashkimit Evropian, kritikoi reformat në drejtësi, të bëra nga Qeveria e Hungarisë dhe ajo e Polonisë, duke i cilësuar si “burim të madh të polemikave” dhe “shqetësim serioz”.
KE-ja e bëri vlerësimin në raportin e saj të parë rreth dështimeve në sundimin e ligjit në të gjithë bllokun.
Raporti u publikua të mërkurën, një ditë para se 27 udhëheqësit e BE-së të mblidhen në Bruksel për një samit dyditor.
Raporti thotë se Hungaria është në mesin e vendeve anëtare ku “drejtimi i ndryshimit ka ngritur shqetësime serioze në lidhje me ndikimin e reformave në pavarësinë e gjyqësorit”, ndërsa “reformat në drejtësi në Poloni, që nga viti 2015, kanë qenë një burim i madh i polemikave”.
Ministri hungarez i Drejtësisë, Judit Varga, e hodhi poshtë raportin përmes një deklarate në Facebook, ku tha se ai ka “të meta” dhe është “i pabazuar”.
Varshava dhe Budapesti janë përplasur vazhdimisht me udhëheqësit e BE-së, për shkak të hapave që kanë ndërmarrë për të rritur kontrollin e shtetit në gjyqësor, media, organizata joqeveritare dhe akademi.
Raporti i Sundimit të Ligjit 2020 adreson sistemet e drejtësisë, kornizat anti-korrupsion, lirinë e medias e të tjera.
Sipas tij, në Hungari, ndjekja penale e korrupsionit të nivelit të lartë “mbetet shumë e kufizuar”.
Bullgaria dhe Rumania janë po ashtu në mesin e vendeve të kritikuara për mangësi në sigurimin e pavarësisë së gjyqësorit.
Raporti e veçon Bullgarinë për kërcënime ndaj gazetarëve dhe mungesë transparence në pronësinë e mediave.
Ky raport mund të ketë pasoja për negociatat mbi buxhetin afatgjatë të bllokut.
Udhëheqësit e BE-së kanë rënë dakord në parim për një paketë të rimëkëmbjes ekonomike në vlerë prej 1.8 trilion eurosh për periudhën 2021-2027, por ata ende nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët për mekanizmin e shpërndarjes.
“Sundimi i ligjit dhe vlerat tona të përbashkëta janë themeli i shoqërive tona”, tha të mërkurën presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Raporti vjen pasi Komisioni Evropian, në fillim të kësaj jave, e hodhi poshtë kërkesën e kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban, për të shkarkuar zëvendëspresidenten e KE-së, Vera Jourova, pasi kjo e fundit tha se vizioni i tij i “demokracisë joliberale” çon në fakt drejt krijimit të një “demokracie të sëmurë” në Hungari./rel
Reagimet ndaj debatit presidencial midis Presidentit republi...
Debati i parë televiziv mes presidentit Trump dhe rivalit të...
Presidenti Donald Trump dhe kundërshtari I tij Joe Biden mbr...
Presidenti Donald Trump dhe kundërshtari I tij Joe Biden jan...
Një debat i ashpër është zhvilluar mbrëmjen e djeshme mes pr...
Presidenti Donald Trump dhe ish-nënpresidenti Joe Biden kanë...
Armenia dhe Azerbajxhani kanë refuzuar të zhvillojnë bisedim...
Zëvendëskryeministri i Kosovës Driton Selmanaj ka besfasuar ...
Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo u kërkoi aleatëve t...
Vijon të shënojë rritje numri i personave të infektuar me ko...
Me propozim nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi...
Maqedonia e Veriut ka regjistruar 112 të infektuar këtë të m...
Presidenti republikan Donald Trump dhe rivali i tij demokrat...
Në 24 orët e fundit nuk është raportuar asnjë viktimë nga Co...
Gjykata ka dënuar me 1.6 vite burg ish kryeministrin maqedon...
Është vetëdorezuar deputeti nga radhët e Partisë së Ashkalin...
OBSH ka paralajmëruar se do të shpëndajë një test i cili mu...
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç ka bërë ditën e sotme n...
Çfarë e bëri të rishpërthejë konfliktin për Nagorni Karabaku...
Presidenti Donald Trump ka paguar vetëm nga 750 dollarë në t...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...