52 ditë protestë kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...
Reagimet ndaj debatit presidencial midis Presidentit republikan Donald Trump dhe ish-Nënpresidentit demokrat Joe Biden, ishin të ndara në linja partiake. Por, ajo që bie në sy janë kritikat e ashpra për mbarëvajtjen e debatit, të shoqëruar me ndërhyrje të shpeshta në fjalët e njëri-tjetrit.
Ronna McDaniel, kryetarja e Komitetit Kombëtar Republikan, shkroi në Twitter pas debatit se “Për nëntëdhjetë minuta, @realDonaldTrump paraqiti argumente të forta dhe bindëse për rizgjedhjen e tij dhe sfidoi Joe Biden-in për mbështetjen që ai u ka dhënë politikave radikale që do të rrisnin taksat, shkatërronin vendet e punës dhe do t?i bënin komunitetet tona më pak të sigurta”.
Tim Murtaugh, drejtori i komunikimit për fushatën e rizgjedhjes së Presidentit Trump, i tha korrespondentes së Zërit të Amerikës Carolyn Presutti se paraqitja e presidentit ishte “fantastike”.
“Ajo që panë shikuesit ishte Presidenti Trump, i cili ishte në kontroll të çdo momenti të debatit. Joe Biden ishte dobët, në kërkim të dikujt që mund ta shpëtonte”, tha Murtaugh.
Figurat e njohura të demokratëve, ndërkohë, thanë se debatin e fitoi ish-Nënpresidenti Biden dhe se paraqitja e presidentit Trump ofroi arsye të shumta për t’i mohuar atij një mandat të dytë.
“Donald Trump ka dështuar me gënjeshtrat, fanatizmin dhe udhëheqjen e tij të pamatur”, shkroi në Twitter senatori Cory Booker nga Nju Xhërsi, i cili garoi kundër Biden-it në zgjedhjet paraprake të demokratëve në fillim të këtij viti. Senatori Booker në veçanti denoncoi presidentin për qëndrimin ndaj supremacistët e bardhë, që në vend që t?idënonte , u bëri thirrje që të “presin”.
Shumë vëzhgues të debatit kritikuan ashpër shkëmbimet me zë të lartë dhe kaotike midis dy kandidatëve, duke përfshirë gazetaren eWashington Post-it, Karen Attiah, e cila e quajti debatin “një turp kombëtar”.
Disa analistë, përfshirë historianin presidencial Michael Beschloss, kritikuan ashpër presidentin. “Demokracia u nëpërkëmb sonte nga një President i cili shkeli rregullat, refuzoi të dënonte supremacistët e bardhë dhe nuk toleroi asnjë formë të mospajtimit, një shenjë paralajmëruese e asaj që mund të shihet në një mandat të dytë,” shkroi Beschloss në Twitter.
Të tjerët, si ish-senatori republikan Jeff Flake, shprehën keqardhje për të gjithë spektaklin. “Ne jemi një vend më i mirë se sa ajo që u shfaq sonte,” shkroi Flake në Twitter.
Profesori i shkencave politike në Universitetin e Virxhinias, Larry Sabato, postoi një mesazh të prerë në llogarinë e tij në Twitter: “Anuloni debatet e mbetura presidenciale”.
Por Tim Murtaugh i mbrojti shkëmbimet, duke i quajtur ato sqaruese. “Unë mendoj se një bisedë e lirë si ajo që bëri presidenti ishte në të vërtetë e mirë, lejon një shkëmbim më të mirë të ideve dhe i ofron shikuesit ndryshimin e vërtetë midis të dyve”, tha ai./ VOA
Debati i parë televiziv mes presidentit Trump dhe rivalit të...
Presidenti Donald Trump dhe kundërshtari I tij Joe Biden mbr...
Presidenti Donald Trump dhe kundërshtari I tij Joe Biden jan...
Një debat i ashpër është zhvilluar mbrëmjen e djeshme mes pr...
Presidenti Donald Trump dhe ish-nënpresidenti Joe Biden kanë...
Armenia dhe Azerbajxhani kanë refuzuar të zhvillojnë bisedim...
Zëvendëskryeministri i Kosovës Driton Selmanaj ka besfasuar ...
Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo u kërkoi aleatëve t...
Vijon të shënojë rritje numri i personave të infektuar me ko...
Me propozim nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi...
Maqedonia e Veriut ka regjistruar 112 të infektuar këtë të m...
Presidenti republikan Donald Trump dhe rivali i tij demokrat...
Në 24 orët e fundit nuk është raportuar asnjë viktimë nga Co...
Gjykata ka dënuar me 1.6 vite burg ish kryeministrin maqedon...
Është vetëdorezuar deputeti nga radhët e Partisë së Ashkalin...
OBSH ka paralajmëruar se do të shpëndajë një test i cili mu...
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç ka bërë ditën e sotme n...
Çfarë e bëri të rishpërthejë konfliktin për Nagorni Karabaku...
Presidenti Donald Trump ka paguar vetëm nga 750 dollarë në t...
Bashkimi Evropian dhe Britania thanë se një marrëveshje pas ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...