Video/ Tirana kryeqyteti i botës së katërt!
Reshjet e dendura të shiut që përfshinë vendin ditët e fundi...
Partia Demokratike denoncoi dje dështimin e qeverisë me hapjen e shkollave, ku vetëm në dy javë, më shumë se 160 mësues rezultojnë të infektuar me Covid.
Lidhur me këtë ka reaguar sërish ish deputetja Albana Vokshi e cila teksa rishpërndarë deklaratën e PD, shkruan se është urgjencë kombëtare që qeveria të marrë disa masa elementare për të ruajtur shëndetin dhe cilësinë e mësimdhënies në shkolla.
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE
Me përfundimin e javës së dytë të vitit të ri shkollor, situata në shkolla në të gjithë vendin është përkeqësuar, por qeveria nuk ka marrë asnjë masë as për të frenuar përhapjen e shpejtë të virusit, as për të rritur cilësinë e mësimdhënies.
Duke patur si prioritet karrigen e pushtetit të vet personal, Edi Rama është i fokusuar tek riciklimi i mashtrimeve elektorale të viteve të shkuara dhe ka lënë mësuesit e nxënësit në mëshirë të fatit.
Asnjë masë shtesë e marrë në shkolla për mbrojtjen e tyre. Asnjë qindarkë e investuar për një mësimdhënie më të mirë.
Nga informacionet që disponojmë nga të gjitha shkollat e vendit, rreth 160 mësues dhe staf, si dhe mbi 100 nxënës janë të infektuar, por nuk është marrë asnjë masë për të ndërprerë zinxhirin e infektimit.
Përkundrazi! Drejtuesit militantë në shkolla e mbajnë të fshehtë informacionin, me qëllim që të mbulojnë dështimin e partisë në pushtet me hapjen e shkollave pa asnjë plan.
Numri real duhet të jetë shumë më i lartë për dy arsye:
Tamponimi është bërë pak ose aspak
Edi Rama ka urdhëruar kodin e heshtjes. Asnjë drejtues nuk bën transparencë e nuk informon stafin mësimor, prindërit e nxënësit duke krijuar një situatë shumë të rënduar psikologjike. Mësuesit, nxënësit së bashku me familjarët janë në panik që shkaktohet më së shumti nga pasiguria, frika që vjen nga mungesa e informacionit.
Pas përfundimit të javës së dytë problemet kyçe janë 4.
Nuk respektohet protokolli I sigurisë së shëndetit.
Në shkolla nuk ndiqet rradha e veprimeve për të testuar çdo kontakt, karantinuar dhe shkëputur zinxhirin e infeksionit.
Kushtet higjieno sanitare vazhdojnë të jenë të mjerueshme.
Në rreth 90% të shkollave mungojnë kushtet më elementare, si uji i rrjedhshëm dhe sapuni. Kjonsituatë është edhe në Tiranë, megjithëse çmimi i ujit është rritur vit pas vit nga Erion Veliaj.
Dezinfektimi midis turneve nuk bëhet dhe nuk sigurohen as maska, as dezinfektantë.
Nxënësit dhe mësuesit i kane blerë vetë maskat dhe dezinfektantët, duke rritur kostot e familjeve, sepse qeveria e Edi Ramës nuk ka investuar asnjë qindarkë për sigurinë e tyre.
Mësuesit janë të mbingarkuar, duke rrezikuar uljen e cilësisë së mësimdhënies.
Qëndrimi me orë të zgjatura dhe të papaguara nga mësuesit po i çon ata drejt demotivimit. Për qeverinë e Edi Ramës mësuesit dhe nxënësit nuk janë prioritet, prandaj janë lënë në mëshirë të fatit.
Partia Demokratike u bën thirrje të gjithë drejtuesve të shkollave të mos u binden urdhrave të pushtetit Edi Ramës ne dëm të shëndetit të mësuesve, të nxënësve dhe në dëm të cilësisë mësimdhënies.
Është urgjencë kombëtare që qeveria të marrë disa masa elementare për të ruajtur shëndetin dhe cilësinë e mësimdhënies në shkolla.
Të bëhen testime masive serologjike e tamponim për të gjithë mësuesit dhe stafin ndihmës në cdo shkollë të vendit, në mënyrë të tq qartësohet harta e përhapjes së COVID19 dhe shkëputjes së zinxhirit të infeksionit.
Të mos lejojë zhvillimin e mësimit në ato shkolla, ku nuk përmbushet asnjë kusht higjieno sanitar. Qeveria të publikojë në ambientet e jashtme certifikatën e plotësimit të kushteve të përcaktuara në protokollin e sigurisë.
Të sigurojë dezinfektim për ambientet shkollore dhe maska falas për çdo mësues, si dhe për nxënësit e familjeve në nevojë.
Të kontraktojë mësues shtesë për të lehtësuar barrën e rëndë shkatërruese për mësuesit, si dhe të shpërblejë mësuesit për çdo orë shtesë
Partia Demokratike është e vendosur të qëndrojë krah mësuesve, nxënësve dhe prindërve të tyre për të bërë gjithçka që ata të jenë të sigurt dhe nxënësit të arsimohen sa më mirë.
Reshjet e dendura të shiut që përfshinë vendin ditët e fundi...
Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku ka reaguar pas premtimeve ...
Ish-drejtor i Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizm...
Partia Demokratike prej disa ditësh ka filluar procesin e vo...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaron ...
Anëtari i Bindjes Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiran...
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i përfshirë në shumë sk...
Kryeministri Edi Rama inspektoi disa biznese sot në Vlorë pë...
Partia Agrare Ambientaliste ngre shqetësimin teksa thekson s...
Presidenti Ilir Meta ka dhënë një mesazh me rastin e Ditës N...
Zbardhen emrat e kandidatëve për deputetë të PD që do të vot...
Ish deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari ka vijuar me vizita...
Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku ka publikuar grafikun që t...
Publikohen kujtimet e panjohura të Zylfi Sali Lamit me origj...
Në Ditën Evropiane të Gjuhëve Ambasadori i BE-së Luigi Sorec...
Ministri i Bujqësisë, Blendi Çuçi ka reaguar ndaj deklaratav...
Ka përfunduar votimi i anëtarësisë së PD në Dibër për përzgj...
Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura...
Kryeministri Edi Rama ka përfunduar takimet me drejtorët dhe...
Bashkia e Durrësit ka reaguar pas akuzave të ngritura nga kr...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...