web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

La Kukësin pas tre mandatesh/ Flamur Noka zbulon qytetin ku do kandidojë në zgjedhjet parlamentare

26 Shtator 2020, 16:24, Politikë CNA

Ish-deputeti dhe ministri i PD, Flamur Noka, në zgjedhjet e ardhshme do të kandidojë për Tiranës, pas 3 mandatesh që ka marrë në Kukës.

Noka tha se vendimi për të kaluar në Tiranë erdhi pas një konsultimi, ndërsa pretendon se kuksianët janë të motivuar edhe pa emrin e tij në listë.

?Unë jam një punëtor i vjetër partie. Jam rritur në atë parti, dhe përgjithësisht kam zbatuar një parim. Parimi është ky, forca ime politike që më ka rritur, unë do i përgjigjem ku të jetë. Sigurisht që ndjej një keqardhje.

Por kur rrethanat kërkojnë që duhet të japësh më shumë në një vend tjetër, duhet të shkosh. U zgjodha për 3 mandate. U ngelem besnik elektoratit, por po aq dhe PD. Jam rritur këtu, dhe si njeri i rritur në PD, kur bëhen diskutime për nevoja për kontribut.

Kjo është bërë në konsultë. Pasi sigurisht që unë siç e thashë kam qenë gjithnjë i hapur. Puna është ku mund të bëj më mirë. Kukësi ka qenë domosdoshmëri të isha unë në luftëtar në beteja për sa kohë kishte 4 mandate. Kuksianët nuk kanë më nevojë, ata janë të motivuar tashmë. I motivon më së shumti Rama. Sepse si ata apo si gjithë Shqipërinë të lënë pas dore, të përzënë?, deklaroi demokrati në emisionin ?Kjo Javë?./ CNA.al





Lajmet e fundit nga