web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video-Nga lidhjet me pushtetin, PPP-të, tek mesazhet e “koduara” të palëve/ Gazetari tregon të pathënat e medias dhe politikës

23 Shtator 2020, 11:10, Politikë CNA

Gazetari Elvi Fundo gjatë një lidhje direkte në emisionin e Adi Krastës, në Syri tv, ka folur mbrëmjen e djeshme në lidhje me aktualitetin politik në vend, pritshmëritë pas zgjedhjeve të 25 prillit, por edhe realitetin e dhimbshëm të medias në vendin tonë.

Gazetari Fundo, gjithashtu foli edhe në lidhje me një sondazh, për të cilin tha se ka shqetësuar së tepërmi kryeministrin Edi Rama.?Nuk habitem nëse Rama rri 16 vite në pushtet?/ Gazetari Fundo: Basha do jetë krahu i djathtë i kryeministrit

Fundo tha se sondazhi i zhvilluar së fundi, për herë të parë e tregon Ramën poshtë kuotave 50%, gjë që sipas tij vjen për shkak të konsumimit të tij për gati 7 vite në qeveri, por edhe sepse është përpjekur të mbulojë edhe ministrat anonimë që ka në kabinetin e tij.

?Ka një shqetësim të kryeministrit Edi Rama, të cilin ne po e vëmë re ditët e fundit, gjë që e tregoi edhe hapja e fushatës, emërimi i koordinatorëve. Po ashtu një tjetër detaj që iu ka shpëtuar mediave është se ai thëret çdo ditë koordinatorët dhe ka filluar të kërkojë llogari, apo edhe listat që po dalin çdo ditë që u kërkohet vota e deklaruar, i cili është një fakt që dihet tashmë, gjë që tregon se ka një shqetësim të madh të kryeministrit.

Rama është pasionat i sondazheve dhe qeverisë me sondazhe.

Kryeministri për herë të parë del nën 50%, ai kë qënë përherë mbi PS, por kjo ka ardhur për shkak të një konsumi 7 vjecar. E para është lodhja e shqiptarëve me Ramën, me Rilindjen, e cila nuk përfaqëson as statukuonë e së majtës dhe PS-së, ka ministra anonimë që nuk përfaqësojnë asgjë, dhe kryeministri përpiqet ti mbulojë vetë, si në rastin e ministrit të Jashtëm, që është një skandal, apo në rastin e ministrit Lleshaj. Janë njerëz që nuk mund ti cosh në zona elektorale.

Ministrat e mëparshëm ishin steka të larta të PS, të shpërndara në zona elektorale. Kryeministri duke u përpjekur  ti mbulojë po konsumohet me një shpejtësi të madhe. Pastaj përtej imazhit të Ramës, është një Rilindje PPP-shë, korruspioni dhe ankthi për shqiptarët.?-tha gazetari Elvi Fundo.

Sa i takon asja se çfarë mund të ndodhë pas 25 prillit, gazetari tha se nuk do të cuditej sikur Rama të qëndrojë 16 vite në pushtet dhe që pas zgjedhjeve të bashkëqeverisë me Bashën.

Në lidhje me këtë të fundit, gazetari theksoi se gjithmonë e mban një sy të shkelur te Rama. Ai gjithashtu, hoqi edhe një paralele me atë çfarë po ndodh në Gjermani.

?Merkel humbi shumë para pandemisë, por me menaxhim e pandemisë është në kuotat më të larta, dhe po I kërkojnë të rikthehet, pork a thënë që nuk kthehet. Ramën mund ta kemi 16 vjet dhe mua sme habit. Dhe nuk do habitesha nëse Lulzim Basha do jetë krahu I tij I djathtë.

Ndoshta do bëjë atë që Merkel bëri me Socaldemokratët gjermanë, që i ka cuar në kuotat e tyre më të ulëta historike dhe ka ngritur të Gjelbrit të cilët po shkojnë drejt qendrës, me shpresën që vitin e ardhshëm të qeverisin me Kristian Demokratët.

Mua nuk me çudit fakti që Zoti Rama, që nuk e di sa mandate do prodhojë sepse tani është e vështirë për tu lexuar sepse ende nuk është qartësuar sistemi, të qëndrojë edhe 16 vite.

Nuk është se kemi një opozitë të fortë në terren dhe me pritshmëri të madhe votash që shkarkesa e urejtjes ndaj Ramës të cojë direkt në ardhjen e Lulzim Bashës. Kemi një opozitë problematike, të shumë akuzuar, të akuzuar për pazare, që flet kur nuk duhet të flasë, hesht kur duhet të flasë. Është e kompleksuar, pavarësisht se flet cdo ditë për një “Opozitë të bashkuar”, por kjo nuk është e vërtetë ka realitete të tjera politike si Nisma Thurje, si partia e Murrizit, Bindja Demokratike që mirë apo keq, në cdo qark do jenë faktorë që mund të dëmtojnë, kjo është një provë që nuk kemi opozitë të bashkuar. Parashikimi im është që ajo që i ndodhi Socialdemokratëve me Merkel do i ndodhë PD-së, nëse e Lulzim Basha e mban një sy shkelur tek Rama. Dhe ky nuk është një gjykimi mi personal por ka prova që shkojnë përtej 2017-ës dhe tregohet sot me heshtjen për Kodin Zgjedhor, dhe fakti që nuk mbajti asnjë qëndrim për ndryshimet kushtetuese.?-theksoi gazetari.

Më tej, ai foli edhe në lidhje me realitetin me të cilin përballet media dhe gazetaria sot në Shqipëri. Ai theksoi se gazetaria sot është e përcudnuar, dhe shpesh në shërbim të pushtetit.

?Ajo që ndodh në media sot dhe që për mua është ulëristëse, është fakti se sot media është e përcudnuar nga pronarët e saj. Ajo që ndodh në media, është reflektim I marëdhënies së pronarëve të saj me pushtetin. Këtu me vjen keq, përjashtoj kolegët e mi, por mediat sot janë keqpërdorur në shërbim të pushtetit, edhe mediat që po bëjnë oponencë kundër Veliajt, nuk flasin për Edi Ramën.

Ka media në ortakëri me PPP, pronarë mediash në ortakëri me inceneratorët. pronarë mediash që ndërtojnë pallate, ka pronarë që kanë marë leje për pallat 8 kate, e bëei 16 dhe mori tetë kate legalizim.

Dje ishte një nga puthadorazit e Lulzim Bashës, e më pas Ramës apo Veliajt dhe fatkeqësisht kemi informacione që segmente të caktuara vendosin gjobë, është e djhimbshme ndodh, ka lajme që hiqen ka materiale që nuk shfaqen?-deklaroi ndër të tjera gazetari Fundo.

Ai foli edhe në lidhje me sulmet ndaj CNA.al, që kanë ardhur pas shkrimeve në lidhje me disa pronarë mediash, ndërsa u shprejh se ?CNA.al është një media që pas disa shkrimeve kundër disa pronarë mediash, ka reklama të hequra, kontrata të prishura.

Unë nuk i kam bërë publike, nuk jam marrë fare me atë pjesë nuk i kam sulmuar kurrë ata që kanë hequr reklamat. Sepse më kanë thënë që nëse lëmë reklamat te ty do na sulmojë TV filan, kanë cuar kamerat atje…?.

Duke iu ritkhyer realitetit të dhimbshëm të media, gazetari Fundo ngriti tonet, duke theksuar se ?Nuk mund të pranoj një pakt të dhimbshëm se ?çudia më e madhe tre ditë zgjat?. Dhe kjo për shkak të pronarëve dhe një gazetarie të copëtuar.

Prandaj nuk iu ndava as Lleshajt. Pasi më sulmoi e detyrova të flasë në parlament. Zotëria nuk nxjerr dokumentet megjithëse i kam dërguar shkresa pa fund. Dhe fakt tjetër është se ansjë media kombëtare nuk u mor me të, u morën vetem me atë që tha ministri. Asnjë nuk coi një kamer te Drejtoria e Policisë, nuk coi një shkresë, nuk investigoi për të nxjerë të vërtetën?./ CNA.al





Lajmet e fundit nga