web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mjekët e QSUT paralajmërojnë protestë/ Policia nuk u jep leje

23 Shtator 2020, 14:28, Sociale CNA

Mjekët e QSUT kanë paralajmëruar se do të zhvillojnë një protestë ditën e nesërme përpara spitalit nr.1 të kompleksit spitalor.

Sipas njoftimit nga Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor, protesta dotë zhvillohet rreth orës 10:00 dhe do të zgjasë një orë.
Ata kërkojnë sensibilizimin dhe llogaridhënien e institucioneve shtetërore për pagat dhe garantimin e kushteve të sigurisë dhe shëndetit për punonjësit në luftën kundër koronavirusit.

Lidhur me këtë protestë ata kanë kërkuar leje në polici por u është refuzuar. Policia ka refuzuar të lejojë protestën e tyre me argumentin se nuk lejohen grumbullimet në kohë pandemie./CNA.al





Lajmet e fundit nga