web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Maxhoranca nuk humbet kohë/ Me apo pa opozitën, ndryshimet në Kod do kalojnë për shqyrtim

23 Shtator 2020, 08:49, Politikë CNA

Ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor pritet të kalojnë javën e ardhshme në Kuvend.

Mazhoranca dhe opozita parlamentare kanë dorëzuar nga një draft, dhe Gjiknuri ka paralajmëruar se me apo pa opozitën jashtëparlamentare, brenda afatit ndryshimet kushtetuese do të reflektohen në Kodin Zgjedhor për mos lënë vakum.

Opozita e Bashkuar ka dorëzuar një kërkesë zyrtare që për çështjet ku nuk ka dakordësi Këshilli Politik t?i drejohet ODIHR. Por kjo është refuzuar nga mazhoranca e cila me draftin e saj thotë se kërkon Lista të Hapura 100%, por me disa kushte, prag zgjedhor 3% dhe koalicionet parazgjedhore vetëm me listë shumëemërore të përbashkët./CNA.al





Lajmet e fundit nga