E rëndë në Maliq/ Një person vret efektivin e policisë, plagos 1 tjetër
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Në një fjalim për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, mbajtur virtualisht, Presidenti amerikan Donald Trump tha se 75 vjet pas Luftës së Dytë Botëtore dhe themelimit të OKB-së, bota është përsëri e përfshirë në një luftë të madhe globale, atë kundër ?një virusi të padukshëm?.
Presidenti Trump, tha se Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë mobilizimin më agresiv që pas Luftës së Dytë Botërore, duke përmendur prodhimin e një numri rekord të respiratorëve, trajtimet që po zhvillohen, uljen e përqindjes në 5 për qind që nga prilli, dhe përpjekjen për zhvillimin e vaksinave që ai tha se janë në fazat përfundimtare të provave klinike.
?Ne do ta mundim virusin dhe do t?i japim fund pandemisë?, tha Presidenti Trump.
Fjalimi i pararegjistruar, pjesë e një Asambleje virtuale të Kombeve të Bashkuara, jepej ndërsa numri i të vdekurve nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara arriti në 200 mijë dhe vendi ka numrin më të madh të viktimave dhe të infektuarve në botë, 6.9 milionë.
Presidenti Trump është kritikuar ashpër nga rivali i tij demokrat, Joe Biden për mënyrën si e ka trajtuar pandeminë.
?Ai po i nxit njerëzit që të mos ndjekin këshillat shkencore të ekspertëve të shëndetësisë. Presidenti duhet të japë dorëheqjen?, tha zoti Biden, duke shtuar se ?nëse ai do të kishte vepruar më herët, do të kishte shpëtuar mijëra jetë njerëzish nga koronavirusi?.
Në fjalimin e tij, zoti Trump, që e quajti COVID-19-ën një virus kinez, tha se OKB-ja duhet ta vërë Kinën para përgjegjësisë si vendi që e ?përhapi këtë murtajë? dhe kritikoi Organizatën Botërore të Shëndetësisë për deklarata të rreme për virusin. Ai tha se ajo kontrollohet nga Kina.
Presidenti Trump tha se nëse OKB-ja do që të jetë efektive, duhet të përqendrohet tek problemet e vërteta të botës, përfshirë terrorizmin, shtypjen e grave, punën e detyruar, trafikun e drogës dhe atë të njerëzve, persekutimin fetar dhe spastrimin etnik të pakicave fetare.
?Amerika do të jetë gjithnjë një udhëheqëse për të drejtat e njeriut. Administrata ime po çon përpara lirinë fetare dhe mundësitë për grate?, tha ai duke shtuar se ?ne e dime që mirëqenia e Amerikës është guri i themelit i lirisë dhe sigurisë së botës?.
Presidenti Trump përmendi rritjen e ekonomisë para virusit dhe tha se Shtetet e Bashkuara po e bëjnë përsëri me shpejtësi një gjë të tillë. Ai përnendi gjithashtu edhe shpenzimet për ushtrinë dhe tha se SHBA rigjallëroi NATO-n ku vendet e tjera po paguajnë tani shumë të tepër në kuotat për aleancën.
Në politikën e tij të jashtme, zoti Trump ka vënë në pikëpyetje publikisht vlerën e aleancave dhe organizatave ndërkombëtare, përfshirë NATO-n, Organizatën Botërore të Tregëtisë dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë.
Mes atyre që i quajti suksese ndërkombëtare të administratës, Presidenti Trump përmendi marrëveshjen mes Prishtinës dhe Beogradit.
?Këtë muaj ne arritëm një marrëveshje paqeje mes Serbisë dhe Kosovës. Ne arritëm dy suksekse të mëdha me dy marrëveshjeje paqeje në Lindjen e Mesme?, tha ai duke iu referuar atyre të Izraelit me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreinin.
Presidenti Trump foli gjithashtu edhe për përpjekjet për t?i dhënë fund luftës në Afganistan, ku forcat amerikane janë dislokuar që nga viti 2001. Sipas planeve të administratës, niveli i trupave amerikane në atë vend, do të ulet në 4,500 deri në nëntor.
?Shtetet e Bashkuara po punojnë për t?i dhënë fund luftës në Afganistan, duke i sjellë trupat në shtëpi. Amerika po kryen rolin e saj historik për vendosjen e paqes?, tha ai.
?Ne jemi më të fuqishëm se kurrë më parë?, tha Presidenti Trump duke shtuar se vetëm duke u kujdesur për qytetarët e tu, mund të arrish bashkëpunim të vërtetë.
?Unë me krenari vë Amerikën të parën, ashtu si edhe ju duhet të vini vendet tuaja të parat?, tha ai.
Presidenti shprehu bindjen se vitin e ardhshëm Asambleja do të mblidhet si gjithmonë me praninë e udhëheqësve dhe se do të jetë një nga vitet më madhështore në histori./ VOA
Të dielën në Pensilvani, kandidati demokrat për president, J...
Kryeministri britanik Boris Johnson ka prezantuar sot masat ...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njoftoi ...
Nga 14 deri në 20 shtator është shënuar një numër rekord pre...
Shumë evropianë po vuajnë ende pasojat e mbylljes së parë. N...
Ditën e djeshme Greqia shënoi numrin më të lartë të rasteve ...
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka paralajmëruar shtrë...
Vijon të rritet numri i viktimave nga Covid në Shtetet e Bas...
Sipas një mesazhi të përgatitur nga princi i kurorës britani...
Në kryeqytetin bavarez janë rritur ndjeshëm infeksionet me v...
Departamenti amerikan i Tregtisë njoftoi të hënën se po sfid...
Kosova dhe Shtetet e Bashkuara kanë nënshkruar një deklaratë...
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Philip Kosn...
Presidenti Donald Trump duket i përqendruar në emërimin e nj...
Shuma të mëdha parash, që dyshohen të jenë të pista, kanë qa...
Në Kosovë janë shënuar në 24 orët e fundit edhe dy viktima n...
Delegacioni amerikan, pjesë e të cilit janë edhe zyrtarë të ...
Gjatë 24 orëve të fundit në Britan janë identifikuar 3900 t...
Covid-19 mban të mbërthyer Rumaninë, ku gjatë 24 orëve të fu...
Çfarë mendon një nga ekspertët më të njohur gjermanë për Cor...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...