Përplasen dy automjete në zonën e "Xhamllikut" në Tiranë/ Policia në vendngjarje
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Departamenti amerikan i Tregtisë njoftoi të hënën se po sfidon urdhrin e një gjykatësi federal i cili rrëzoi një urdhër të këtij departamenti që i kërkonte kompanive Apple dhe Google të heqin nga SHBA aplikacionin WeChat për shkak të shqetësimeve që lidhen me privatësinë e të dhënave dhe sigurinë kombëtare. Urdhri fillestar i departamentit, lëshuar të premten, përfshinte edhe një tjetër aplikacion në pronësi të Kinës, TikTok-un.
Në të ngrihej shqetësimi i administratës Trump në lidhje me mënyrën se si këto aplikacione mbledhin të dhënat e përdoruesve dhe me mundësinë që këto informacione të ndahen me agjencitë qeveritare kineze.
Kina i ka hedhur poshtë akuzat e Uashingtonit dhe të shtunën e quajti qëndrimin amerikan “bullizëm” që shkelte standardet e tregtisë ndërkombëtare. Gjykatësi amerikan Laurel Beeler iu përgjigj të dielën një kërkese të përdoruesve të WeChat për të pezulluar urdhrin e Departamentit të Tregtisë, duke argumentuar se veprimet e administratës Trump do të kufizonin të drejtën e fjalës së lirë për përdoruesit bazuar tek Amendamenti i Parë i Kushtetutës amerikane. WeChat ka rreth 19 milionë përdorues aktivë në Shtetet e Bashkuara. Shërbimi, në pronësi të kompanisë kineze të teknologjisë Tencent, është i njohur për amerikanët të cilët e përdorin atë për të komunikuar me familjen e miqtë e tyre në Kinë.
Aplikacioni TikTok arriti të sigurojë pezullimin për një kohë të shkurtër të urdhrit të Departamentit të Tregtisë, pasi njoftoi një marrëveshje për të formuar një kompani të re me gjigantin e teknologjisë amerikane Oracle dhe kompaninë WalMart, duke mbajtur kontrollin mbi 20 për qind të aksioneve.
Duke folur për rrjetin televiziv Fox News të hënën, zoti Trump tha se administrata e tij nuk do ta miratojë marrëveshjen nëse ByteDance, pronari kinez i TikTok-ut, ka ende pjesë në kompani.
“Nëse zbulojmë se ata nuk kanë kontroll të plotë, atëherë ne nuk do të miratojmë marrëveshjen”, tha Trump duku iu referuar Oracle-t dhe WalMart-t. “Do ta ndjekim nga afër këtë çështje tha ai”.
Por këto komente janë në kontrast me ato që zoti Trump dha të shtunën kur ai pohoi se e miratonte marrëveshjen “në koncept” dhe “i kishte dhënë asaj bekimin e tij”.
Departamenti i Tregtisë e ka shtyrë ndalimin e veprimtarisë së TikTok-ut në SHBA deri më 27 shtator dhe i ka dhënë kohë kompanisë deri në 12 nëntor për të zgjidhur shqetësimet që lidhen me sigurinë kombëtare përpara se të përballet me një gamë më të gjerë kufizimesh./VOA
Kosova dhe Shtetet e Bashkuara kanë nënshkruar një deklaratë...
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Philip Kosn...
Presidenti Donald Trump duket i përqendruar në emërimin e nj...
Shuma të mëdha parash, që dyshohen të jenë të pista, kanë qa...
Në Kosovë janë shënuar në 24 orët e fundit edhe dy viktima n...
Delegacioni amerikan, pjesë e të cilit janë edhe zyrtarë të ...
Gjatë 24 orëve të fundit në Britan janë identifikuar 3900 t...
Covid-19 mban të mbërthyer Rumaninë, ku gjatë 24 orëve të fu...
Çfarë mendon një nga ekspertët më të njohur gjermanë për Cor...
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka ndryshuar stra...
Ministri i Shëndetësisë në Republikën Çeke, Adam Vojtech, ka...
Richard Grenell, i dërguari special i presidentit Trump për ...
Shfaqja e virusit vitin e kaluar ne Kinë ka sjell ndryshime ...
Spanja është vendi i goditur më fort nga pandemia e Coronës ...
Tashmë totali i personave të prekur me Covid-19 në mbarë bot...
I dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump për d...
Shtetet e Bashkuara vendosën një rekord me mbi 1 milion test...
Pas vdekjes së anëtares së Gjykatës së Lartë, Ruth Badder Gi...
Avokati i njohur Spartak Ngjela ka reaguar sërish në lidhje ...
Kryeministri Avdulla Hoti do të presë ditën e hënë delegacio...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...