web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shtëpi me para borxh dhe mijëra euro kursime/ Altin Shkurti, gjyqtari i denoncuar për vendime të dyshimta

20 Shtator 2020, 09:36, Vetingu CNA

Me 15 Qershor 2020, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, listoi për të hetuar në tre kritere, atë të profesionalizmit, të pasurisë dhe të integritetit, 118 prokurorë dhe gjyqtarë. Në mesin e tyre, nga shorteu u përzgjodh edhe gjyqtari i Gjykatës së Shkallës së Parë, në Tiranë, Altin Shkurti.

Ky i fundit është jo pak i njohur për opinionin publik, ndaj hetimi nga KPK, pritet të hedhë dritë mbi profesionalizmin dhe pasurinë e tij.
CNA.al do t?u referohet të dhënave që janë bërë publike në lidhje me emrin e gjyqtarit Altin Shkurti, për të cilat deri më tani ai ka heshtur, por edhe të dhënave, bazuar tek deklaratat e pasurisë të siguruara nga ILDKPKI.

Në muajin Mars të vitit 2019, gjyqtari Altin Shkurti është denoncuar publikisht nga një efektive policie se është blerë nga një biznesmen. Shkak për këtë akuzë, ishte vendimi i marrë nga gjyqtari në fjalë për shembjen e një objekti banimi tek « Petro Nini », në Tiranë, gjë që prodhoi përplasje dhe përleshje fizike mes banorëve me përmbaruesit dhe policinë.
Por, pavarësisht asaj që ndodhi gjyqtari Shkurti, ka heshtur.


Më herët, me 25 Tetor 2014, me anë të një letre, dërguar Presidentit të atëhershëm, Bujar Nishani, ish Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, vuri alarmin se gjyqtari Altin Shkurti, ka marrë vendime mbi baza preferenciale për të njëjtat vepra penale me autorë të ndryshëm.
« Me datë 14.09.2014, nga komisariati i policisë numër 3 është arrestuar, shtetasi A.B., për veprën penale, ?Pastrim i produkteve të veprës penale, ose veprimtarisë kriminale», parashikuar nga neni 287/B, i Kodit Penal, pasi me datë 14.09.2014, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor, Tiranë, ka kërkuar masën e sigurimit personale « arrest me burg », ndërsa gjyqtari Altin Shkurti me vendimin e datës 17.09.2014, ka caktuar masën e sigurimit personale, « detyrim për tu paraqitur në Policinë gjyqësore », shkruhej në letrën e Tahirit, dërguar Presidentit të atëhershëm Bujar Nishani.

Sa i përket pasurisë, ashtu si pjesa më e madhe e kolegëve të tij edhe gjyqtari Shkurti, ka arritur të blejë shtëpi, vetëm pas marrjes borxh nga vjehrri.

Kështu në vitin 2007 ai deklaron se ka nënshkruar një kontratë sipërmarrje për ndërtimin e një apartamenti 2+1, sipërfaqe 109 metër katror, 65.400 euro. Ajo që bie në sy në deklarimin e pasurisë janë kursimet, të cilat thotë se i ka depozituar pjesërisht në bankë dhe në vitin 2009 ezulton që kishte 34 000 euro në shpi.

Në vitin 2004, deklaron 300 000 lekë kursime, në vitin 2005, vlera është 350 000 lekë, në vitin 2006, 400 000 lekë kursime. Ndërsa në vitin 2009 deklaron, «Pakësuar gjendja cash në shtëpi, me 30 000 euro, për shkak të pagimit të detyrimit për kontratën e sipërmarrjes deklaruar edhe më parë. Burim, gjendja cash prej 34.000 eurosh e deklaruar një vit më parë ».

Ndërkohë që në vitin 2008, deklaron se ka marrë një hua për shlyerjen e apartamentit në vlerëb 4.800.000 lekë.
Si pasuri të luajtshme ai deklaron se ka blerë në vitin 2012 një makinë autoveturë VË, tipi Golf, vit prodhimi 2004, shuma 400.000 lekë, të cilën e ka shitur një vit më pas në shumën, 5 000 euro.

Në vitin 2015, në deklaratat e pasurisëë rezulton edhe bashkëshortja e tij, Drita Shkurti, e cila ka të ardhura si avokate shteti Shteti pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit

Të njëjtin vit ajo dekklaron se disponon jashtë sistemit bankar shumën 22.000 euro, kursyer nga rroga dhe shpërblimet e punës.
Në vitin 2018, bashkëshortja ka blerë automjetin Toyota Corolla 1.4 Turbodiesel D-4D, viti i prodhimit 2005, shuma 402.311 lekë.

Më poshtë do të gjeni të detajuar pasurinë e deklaruar nga gjyqtari Altin Shkurti.

Viti 2003
Autoveturë Benz 124 (2000) me vlerë 250.000 lekë.
Cash 1.100.000 lekë në bankë përfituar nga paga e punës.
Paga nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, 0.60 lekë.

Viti 2004
Para cash kursyer nga rroga, 300.000 lekë.
Paga nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, 762.071 lekë.

Viti 2005
Para cash dhe kursime të depozituara pjesërisht në bankë, 350 000 lekë.
Paga nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë 763.602 lekë.
Lektor, Summer School, Europian Union and Legal Reforme Program, Igalo Montenegro, 520 euro.

Viti 2006
Kursime të depozituara pjesërisht në bankë, 400.000 lekë.
Paga nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë 972.560 lekë.
Ekspert, Summer School, Europian Union and Legal Reforme Program, Igalo Montenegro, 500 euro.
Ekspert në sesionin trajnues ligji mbi konkurrencën ?Shkolla e Magjistraturës?, 150 euro.

Viti 2007
Kontratë sipërmarrje për ndërtimin e një apartamenti 2+1, sipërfaqe 109 metër katror, 65.400 euro, bashkëlidhur kopje kontrate 23.000 euro. Paratë i janë marrë borxh babait të të fejuarës.
Të ardhura nga paga, 806.917 lekë.
Shpërblim nga puna, 30.000 lekë.
Shpërblim për pjesëmarrjen si ekspert në Summer School, Europian Union and Legal Reforme Program, 500 euro.

Viti 2008
Pagesë e kryer për shtëpinë e porositur me kontratën e sipërmarjes, 9000 euro. Burim është kontrata e huasë dhe të ardhura të tjera nga paga.
Të ardhura nga paga, 781.669 lekë.
Shpërblim nga puna, 40.000 lekë.
Ekspert, Summer School, Europian Union and Legal Reforme Program, Igalo Montenegro, 500 euro.
Ekspert i Shkollës së Magjistraturës, 40.000 lekë.
Vizitë studimore në Strasburg, 688 euro.
Pedagog part time te UET, 237 euro.
Hua për shlyerjen e apartamentit, 4.800.000 lekë.

Viti 2009
Pakësuar gjendja cash në shtëpi, për shkak të pagimit të detyrimit për kontratën e sipërmarrjes deklaruar edhe më parë. Burim, gjendja cash prej 34.000 eurosh e deklaruar një vit më parë, 30.000 euro.
Kryer punime në shtëpi nga porositësi të njohura nga sipërmarrësi dhe të zbritura nga çmimi i kontratës së sipërmarrjes. Burim, kursimet dhe shpërblimet nga puna, 3.400 euro.
Gjendja cash në shtëpi, 4.000 euro.
Të ardhura dhe shpërblime nga puna, 905.604 lekë.
Shpërblim nga Shkolla e Magjistraturës përpjesëmarrjen si ekspert në seminarin ?Të drejta dhe detyrimet civile si pjesë e gjykimit të drejtë?, 20.000 lekë.
Është shlyer detyrimi i kontratës së sipërmarrjes së deklaruar më parë, 30.000 euro. Shlyer plotësisht pas zbritjes nga çmimi i kontratës së sipërmarrjes së punimeve të kryera.
Vazhdon detyrimi 4.800.000 lekë.

Viti 2010
Kursyer cash në shtëpi nga pagesa e punës dhe shpërblimet, 300.000 lekë.
Të ardhura dhe shpërblime nga puna, 926.153 lekë.
Hua e marrë më parë në shumën 4.800.000 lekë. Shlyer 300.000 lekë, mbetur 4.500.000 lekë.

Viti 2011
Kursyer cash në shtëpi nga pagesa e punës dhe shpërblimet, 350.000 lekë.
Shitur makina autoveturë Mercedez Benz, 400.000 lekë.
Të ardhura dhe shpërblime nga puna, 945, 612 lekë.
Të ardhura nga puna si pedagog në Universitetin e Durrësit ?Aleksandër Moisiu?, 34.000 lekë.
Hua e marrë më parë në shumën 4.800.000 lekë.Shlyer 350.000 lekë, mbetur 4.150.000 lekë.

Viti 2012
Kursyer cash në shtëpi nga pagesa e punës dhe shpërblimet, 250.000 lekë.
Blerë makina autoveturë VË, tipi Golf, vit prodhimi 2004, shuma 400.000 lekë.
Të ardhura dhe shpërblime nga puna, 934.244 lekë.
Hua e marrë më pare në shumën 4.800.000 lekë. Shlyer 250.000 lekë, mbetur 3.900.000 lekë.

Viti 2013
Kursyer cash në shtëpi nga pagesa e punës dhe shpërblimet, 340.000 lekë.
Shitur makina autoveturë VË, tipi Golf, vit prodhimi 2004, shuma 5.000 euro.
Të ardhura dhe shpërblime nga puna, 958.012 lekë.
Të ardhura nga angazhimi si ekspert në Shkollëne Magjistraturës, 36.000 lekë.
Hua e marrë më pare në shumën 4.800.000 lekë.Shlyer 900.000 lekë, mbetur 3.000.000 lekë.

Viti 2014
Kursyer cash në shtëpi nga pagesa e punës dhe shpërblimet, 500.000 lekë.
Të ardhura nga puna, 1.212.948 lekë.
Të ardhura nga angazhimi si ekspert në Shkollëne Magjistraturës, 36.000 lekë.
Të ardhura nga angazhimi si anëtar i Komisionit të Apelit të FSHF, 27.000 lekë.
Hua e marrë më parë në shumën 4.800.000 lekë.Shlyer 1.200.000 lekë, mbetur 1.800.000 lekë.

Viti 2015
Kursyer cash në shtëpi nga pagesa e punës dhe shpërblimet, 750.000 lekë.
Të ardhura vjetore nga puna, 1.234.999 lekë.
Të ardhura nga angazhimi si ekspert dhe autor (Rev.J.Juridike) në Shkollë ne Magjistraturës, 88.999 lekë.
Të ardhura nga angazhimi si anëtar i Komisionit të Apelit të FSHF, 43.000 lekë.
Hua e marrë më parë në shumën 4.800.000 lekë.Shlyer 750.000 lekë, mbetur 1.050.000 lekë.
Deklarimi i bashkëshortes Drita Shkurti (Liço)
Disponon jashtë sistemit bankar shumën 22.000 euro, kursyer nga rroga dhe shpërblimet e punës.
Të ardhura nga puna si Avokate Shteti pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, 682.194.14 lekë.

Viti 2016
Kursyer cash në shtëpi nga pagesa e punës dhe shpërblimet, 370.000 lekë.
Të ardhura vjetore nga puna si gjyqtar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, 1.234.999 lekë.
Të ardhura vjetore nga puna sigjyqtar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, 51.000 lekë.
Hua e marrë më parë në shumën 4.800.000 lekë.Shlyer plotësisht pjesa e mbetur 1.050.000 lekë.

Viti 2017
Depozitë bankare e krijuar me dt.13.06.2017 së bashku me bashkëshorten në shumën 8.515.62 euro. Burimi krijimi është depozita e mëparshme në emër të bashkëshortes. Aktualisht në bankë janë 8.534.47 lekë.
Kontratë kredie hapur më 27.05.2016. Ekziston teprica 19.50 euro.
Kursime nga paga që janë mbajtur në shtëpi, 700 euro.
Të ardhura nga paga, 1.229.791 lekë.
Të ardhura nga puna si pedagog i jashtëm në Universitetin e Durrësit ?Aleksandër Moisiu?, 49.380 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare, nga kredia, në bashkëpronësi me bashkëshorten, 29.59 euro.
Deklarimi i bashkëshortes Drita Shkurti (Liço)
Kursyer nga të ardhurat nga puna, 700 euro.
Në shtëpi gjendet gjithsej shuma 11.500 euro, 10.800 euro janë deklaruar më parë, 700 euro janë kursimet e vitit 2017.
Të ardhura neto nga puna si Avokate Shteti në Avokaturën e Shtetit, 710.720.24 lekë.

Viti 2018
Blerë nga bashkëshortja automjeti Toyota Corolla 1.4 Turbodiesel D-4D, viti i prodhimit 2005, shuma 402.311 lekë.
Depozitë bankare, 8.568.62 euro.
Kartë krediti, shuma kreditore 9.50 euro.
Gjendje cash në shtëpi nga kursimet e pagës, deklaruar edhe vitin e kaluar, shuma 700 euro.
Të ardhura neto nga paga, 1.229.602 lekë.
Të ardhura nga angazhimi si ekspert nëShkollën e Magjistraturës, 304.057 lekë
Të ardhura nga interesat bankare, 52.8 euro. .
Deklarimi i bashkëshortes Drita Shkurti (Liço)
Blerë automjeti Toyota Corolla 1.4 Turbodiesel D-4D, viti i prodhimit 2005, shuma 402.311 lekë.
Depozitë bankare, 8.568.62 euro.
Kursyer ndër vite nga paga, 11.300 euro.
Llogari me të ardhura nga paga, 11.208 lekë.
Të ardhura nga puna si Avokate Shteti në Avokaturën e Shtetit, 723 776 lekë.
Të ardhura nga puna si pedagoge e jashtme e Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, 17.582.40 lekë./CNA.al





Lajmet e fundit nga