web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Situatë shqetësuese në Kosovë/ Infektohen me Covid-19 disa nxënës dhe mësues, mbyllet shkolla

19 Shtator 2020, 17:48, Kosova & Bota CNA

Vetëm pak ditë pas hapjes së shkollave, në Kosovë kanë filluar problemet e para.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka konfirmuar sot se disa mësues dhe nxënës në Vushtrri kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Bëhet fjalë për nxënës dhe mësues të klasës së pestë në shkollën ?Mustafë Venhari?, ndërsa Zemaj lajmëron se në këtë shkollë tani e tutje mësimi do të mbahet online.

?Përderisa edhe sot Kosova po shënon zero raste të vdekjeve të pacientëve të infektuar me Covid 19 si dhe një shifër relativisht më të mirë sa i përket të të infektuarve me Covid 19, ku nga 643 teste, 63 janë pozitiv, në shkollën ?Mustafë Venhari? në Vushtrri nuk është situata që dëshirojmë.

Duke pasur parasysh hulumtimin aktiv epidemiologjik dhe mbikëqyrjen e situatës epidemiologjike, IKSHPK ka bërë testimin e gjithe arsimtarëve dhe nxënësve të klasës së pestë të shkollës ?Mustafa Venhari? në Vushtrri, ku më pas disa kanë rezultuar pozitiv me Covid 19.

IKSHPK ka rekomanduar që mësimi në këtë shkollë nga nga skenari ?A? të kaloj në skenarin ?C?, mësim online?, shkruan ai në rrjetet sociale, ndërsa bën edhe një thirrje për mësuesit dhe nxënësit.

?Të nderuar nxënës, mësimdhënës, prindër, testimi i mësimdhënësve, por edhe i nxënësve nëse vërehen simptoma, do të vazhdoj por nëse duhet, do të bëhet ritestimi i tyre.

Kërkoj nga ju që të jemi bashkëpunues dhe të gjithë së bashku të punojmë për të mirën e fëmijëve tanë e mos përsëriten raste të tilla. Duke i ndihmuar njëri tjetrit, të gjithë i ndihmojmë shëndetit publik!?, përfundon ministri i Shëndetësisë së Kosovës./ CNA.al





Lajmet e fundit nga