web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dy të plagosur në Durrës/ Kapet autori, policia jep detaje

18 Shtator 2020, 18:45, Kronika CNA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës, ku dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Policia bën me dije se më datë 18.09.2020, rreth orës 20:00, në lagjen nr.13. Durrës, pas një konflikti të çastit me mjete të forta e më pas me armë zjarri midis disa personve, janë plagosur me armë zjarr shtetasit A.B., dhe E.Gj., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, janë shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës 6 shtetas dhe mes tyre është autori i ngjarjes, por nuk jepen të dhëna për shkak të hetimit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes./CNA.al





Lajmet e fundit nga