web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dibrani dyshohet se është vrarë në Siri që më 2015/ OFL i kërkon të deklarojë pasurinë

18 Shtator 2020, 18:04, Kronika CNA

Ditën e sotme Operacioni Forca e Ligjit ka bërë publikë listën me 4 emra të personave që duhet të justifikojnë pasurinë në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda.

OFL sot i ka dërguar letër për deklarim të pasurisë Shkëlzen Dumanit, i akuzuar për përfshirje në organizata terroriste.  Mirëpo, Dumani, me origjinë nga Peshkopia dyshohet se është vrarë në Siri në vitin 2015.

Shkëlzen Dumani dyshohet të jetë vrarë në Siri, ndërsa në shtetin sirian kanë mbetur dy fëmijët e tij, një djalë dhe një vajzë, Endri dhe Eva, 8 dhe 9 vjeç. Dumani, një prej vullnetarëve myslimanë shqiptarë që kanë shkuar për të luftuar në Siri dhe që janë shpallur në kërkim nga shteti shqiptar, është vrarë në luftime në Siri, kanë thënë familjarët e viktimës.

Viktima ishte në kërkim nga krimet e rënda edhe për rekrutime të shqiptarëve për t?i çuar në Siri për të luftuar kundër qeverisë së Bashar Al Assad./CNA.al





Lajmet e fundit nga