LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbulohet “këshilltarja mizerabël” e Lulzim Bashës/ Si i gënjeu publikisht demokratët

14 Shtator 2020, 10:45, Politikë CNA

Mirela Bogdani, ish-anëtare e Këshillit Bashkiak ka marrë përsipër autorësinë e mënyrës së përzgjedhjes së kandidatëve të PD.

Në një postim në rrjetet sociale, Bogdani shkruan se është ajo ideatorja dhe strategia e atij proçesi të sotëm ku në PD po plas sherri sepse u propozuan 4 mijë kandidatë, më shumë sesa propozojnë amerikanët për në Kongres, më shumë se sa ka anëtar aktiv Lulzim Basha, ndoshta emrat e propozuar janë më shumë edhe se ata që marrin pjesë në protestë.

Pra, janë katër mijë emra të thënë publikisht. Por më pas u lanë vetëm 900, ndërsa tani janë lënë 300 emra të cilët nuk publikohen të gjithë. Por, u janë çuar emrat konfidencialisht dhe pritet formulari.

Gjithësesi përtej kësaj le të qëndrojmë tek këshilltarja e Lulzim Bashës, Mirela Bogdani, një nga ato këshilltaret ?mizerabël?, siç i ka quajtur Berisha. Sepse ka qënë Këshilltare në Bashkinë e Tiranës dhe votonte të gjitha propozimet e Lali Erit. Për të shkuar më tej tek një gënjeshtër publike.

Mirela Bogdani ka gënjyer publikisht demokratët, dhe ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Ai thotë se është ideja e saj, propozuar Lulzim Bashës në shkurt të vitit 2018.

Në fakt përzgjedhjen e kandidatëve nga anëtarësia, Lulzim Basha e ka propozuar në maj të vitit 2017. Menjëherë pas mbylljes së listave në mesnatë, të cilat ishin servirur nga familjarët e tij dhe ishin kthyer në një pazar të fëlliqur shit-blerjesh, në një merkato korrupsioni. Lista të cilat u mbushën edhe me budallenj si ata që hynë në parlament, apo edhe një pjesë e atyre që ikën.

Pikërisht pas mbylljes së asaj liste, Luli për të justifikuar turpin e tij publik ka deklaruar në mitingun e parë të hapjes së fushatës, se ishte hera e fundit që kryetari të bënte listat. Kandidatët do të zgjidheshin nga anëtarësia.

Prandaj, zonja Bogdani thjeshtë gënjen publikisht. Sepse ideja nuk ka qënë e saj. Ideja ka qënë ose e Lulzim Bashës, që në fakt nuk është se ka ide, kryesisht është pa ide, por me shumë gjasa e këshilltarëve të tjerë ?mizerabël? që ai  mbante nga pas në atë kohë.

Pra, Bogdani na thotë se i aka thënë idenë Lulit në 2018, ndërsa Luli vetë e ka deklaruar në maj të vitit 2017.

Mirë ?mizerabël?, por këshilltarët e Lulit janë edhe gënjeshtarë. Dhe ?gallomanë? që kërkojnë të marin përsipër atribute të cilat nuk i kanë. Flasin si një risi e opozitës, por janë një mentalitet i pështirë i personazheve që kërkojnë të rëmbejnë autorësinë për gjëra që nuk i bëjnë, duke dashur të shiten si ekspertë në politikë, kur janë një hiç dhe përfaqësojnë vetëm gënjeshtra.

Rasti konkret i Mirela Bogdanit dhe video e Lulzim Bashës në hapjen e fushatës së vitit 2017, tregojnë se këshilltarja e tij, që votonte pazaret e Veliajt, thjeshtë dhe vetëm gënjen publikisht./ CNA.al

Lajmet e fundit nga