web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lajm i hidhur/ Ndërron jetë nga koronavirusi historiani i njohur

13 Shtator 2020, 15:06, Sociale CNA

Historiani i njohur Llambro Filo ka ndërruar jetë ditën e sotme nga koronavirusi.

Filo ka humbur betejën me virusin e padukshëm në moshën 78-vjeçare pas dy javësh që ishte shtruar në spital.

Historiani është autor i shumë librave historikë dhe teksteve shkollore për arsimin parauniversitar, si dhe ishte pedagog në Universitetin e Tiranës

Dyshohet se ai u infektua gjatë pushimeve verore dhe që prej asaj kohe ka pasur temperaturë të lartë dhe dhimbje gjoksi.

Për humbjen e tij ka reaguar edhe profesoresha e historisë, Valentina Duka, e cila i shpreh ngushëllimet familjarëve.

?Me keqardhje të thellë mësuam lajmin për ndarjen nga jeta të Prof. Llambro Filos, një nga pedagogët veterane, të Departamentit të Historisë të Universitetit të Tiranës. Ne ish-studentët dhe koleget e tij do ta kujtojmë gjithnjë me respekt profesorin e ndjere për kontributin shembullor jo vetëm si mesimdhënës dhe studiues i historisë, por edhe për komunikimin të ngrohtë dhe njerëzor me studentët dhe kolegët.

Me këtë rast ne u shprehim ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të tij. Lamtumire profesori ynë i paharruar! Pushofshi në Parajsë!?, shkruan Duka./ CNA.al





Lajmet e fundit nga