Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Carmen Reinhart & Vincent Reinhart ?Foreign Affairs?
* Pandemia e Covid-19 paraqet një kërcënim një herë në një gjeneratë për popullsinë botërore. Edhe pse ky nuk është shpërthimi i parë epidemik i një sëmundjes që përhapet në të gjithë globin, ai është e pari me të cilën qeveritë janë përballur kaq ashpër.
Përpjekjet për zbutjen e pandemisë- përfshirë karantinat dhe ndalimet e udhëtimeve -kanë tentuar të ngadalësojnë shkallën e infeksioneve, për të ruajtur burimet mjekësore të disponueshme. Për të financuar këto dhe masa të tjera të shëndetit publik, qeveritë në të gjithë botën kanë miratuar paketa ndihmëse në një shkallë të paparë më herët.
Edhe pse u quajt një ?krizë globale financiare?, rënia që nisi në vitin 2008 ishte kryesisht një krizë bankare në 11 ekonomi të përparuara. Të mbështetura nga një rritje dyshifrore në Kinë, çmimet e larta të mallrave dhe bilancet e dobëta, tregjet në zhvillim u treguan mjaft elastike ndaj trazirave të krizës së fundit globale.
Ndërkohë, ngadalësimi aktual ekonomik është i ndryshëm. Natyra e përbashkët e krizës aktuale – koronavirusi i ri nuk i ?respekton? kufijtë kombëtarë ? e ka futur një pjesë më të madhe të komunitetit global në recesion, më shumë sesa në çdo kohë tjetër që nga Depresioni i Madh.
Për pasojë, edhe rimëkëmbja nuk do të jetë aq e fortë apo e shpejtë sa rënia. Dhe tek e fundit, politikat fiskale dhe monetare të përdorura për të luftuar tkurrjen do të zbusin në vend se të eleminojnë humbjet ekonomike,
Pandemia ka krijuar një tkurrje masive ekonomike, e cila do të pasohet nga një krizë financiare në shumë pjesë të globit, pasi huatë e korporatave me ecuri të dobët grumbullohen së bashku me falimentimet. Edhe preferenca ndaj sovranitetit kombëtar përballë globalizmit ka të ngjarë të rritet.
Në analizën e saj më të fundit, Banka Botërore parashikoi që ekonomia globale do të bjerë këtë vit me 5.2 për qind. Byroja Amerikane e Statistikave të Punës, publikoi kohët e fundit shifrat më të këqija mujore të papunësisë në 72 vitet për të cilat agjencia ka të dhëna. Shumica e analizave parashikojnë që shkalla e papunësisë në SHBA do të mbetet afër një norme dyshifrore deri në mesin e vitit të ardhshëm. Ndërkohë, Banka e Anglisë ka paralajmëruar se këtë vit Britania e Madhe do të përballet me rënien e saj më të madhe në prodhim që nga viti 1706.
Kjo situatë është aq e rëndë sa meriton të quhet një ?depresion? – një depresion pandemik. Mjerisht, kujtesa e Depresionit të Madh i ka penguar ekonomistët dhe të tjerët ta përdorin atë fjalë, pasi rënia e viteve 1930 nuk mendohej se ka gjasa të përsëritet. Por shekujt XIX dhe fillimi i shekullit XX, ishin të mbushura me depresione ekonomike.
Epidemiologët e konsiderojnë të ri koronavirusin që shkakton Covid-19. Ndaj përhapja e tij ka shkaktuar reagime të reja nga aktorët publikë dhe privatë. Duke supozuar se nuk do të ketë valë të dyta ose të treta të llojit që u panë gjatë pandemisë së i Spanjoll të viteve 1918-1919, kjo pandemi do të ndjekë një kurbë infektimesh në formë V-je të përmbysur, një kurbë vdekjesh në rritje dhe më pas në rënie.
Por edhe nëse do të ndodhë ky skenar, Covid-19 ka të ngjarë të mbetet i pranishëm në disa vende të botës. Në këtë krizë, problemet ekonomike e ?ndjekin? nga afër sëmundjen. Ky sulm i dyfishtë, ka lënë një shenjë të fortë negative në aktivitetin ekonomik global.
Disa ekonomi të rëndësishme tani janë duke u rihapur, një fakt që pasqyrohet në përmirësimin e kushteve të biznesit në Azi dhe Evropë, dhe në një kthesë në tregun e punës në SHBA. Por kjo nuk duhet të ngatërrohet me një rikuperim. Në të gjitha krizat më të këqija financiare që nga mesi i shekullit XIX, u deshën mesatarisht 8 vjet që PBB-ja për frymë të kthehej në nivelin e para krizës.
Me nivelet historike të stimujve fiskalë dhe monetarë, mund të pritet që Shtetet e Bashkuara të ecin më mirë. Por shumica e vendeve nuk kanë kapacitet për të kompensuar dëmin ekonomik të shkaktuar nga Covid-19. Ndonëse çdo lloj parashikimi në këtë mjedis shoqërohet nga pasiguria, ka 3 arsye pse rruga e rimëkëmbjes nga kjo krizë do të jetë e gjatë.
Së pari janë eksportet. Për shkak të mbylljes së kufijve dhe masave bllokuese, kërkesa globale për mallra është tkurrur, duke goditur rëndë ekonomitë e varura nga eksportet. Edhe para pandemisë, shumë eksportues po përballeshin me presione të forta. Në rënie nuk është vetëm vëllimi i tregtisë por edhe çmimet e shumë eksporteve.
Dhe kjo nuk është askund më e dukshme sesa në tregun e naftës. Ngadalësimi ka shkaktuar një rënie të madhe të kërkesës për energji, duke e përçarë koalicionin e brishtë të njohur si OPEC+, i përbërë nga anëtarët e OPEC , Rusia dhe prodhuesit e tjerë aleatë, që mbajtën çmimet e naftës nga 45-70 dollarë për fuçi për pjesën më të madhe të tre viteve të kaluara.
Treguesi i dytë që parathotë një rimëkëmbje të gjatë dhe të ngadaltë është papunësia. Shumë nga bizneset e mbyllura nuk do të rihapen. Pronarëve të tyre do t?u kenë mbaruar kursimet, dhe mund të zgjedhin një qasje më të kujdesshëm në lidhje me sipërmarrjet e ardhshme.
Për më tepër, disa punëtorë të pushuar nga puna do të dalin përgjithmonë nga fuqia punëtore. Të tjerët do të humbasin aftësitë dhe do të humbin mundësitë e zhvillimit profesional gjatë periudhës së gjatë të papunësisë, duke i bërë ato më pak tërheqës për punëdhënësit e mundshëm.
Tipari i tretë i spikatur i kësaj krize është se ajo është shumë regresive brenda vendeve dhe midis vende. Zhvendosjet e vazhdueshme ekonomike, po ndikojnë negativisht shumë më tepër tek njerëzit me të ardhura më të ulëta. Këta nuk kanë zakonisht aftësinë për të punuar në distancë apo burime kur nuk punojnë.
Për shembull në Shtetet e Bashkuara, gati gjysma e të gjithë punëtorëve janë të punësuar në biznese të vogla, kryesisht në industrinë e shërbimeve, ku pagat janë të ulëta. Këto ndërmarrje të vogla mund të jenë më të rrezikuara nga falimentimi, veçanërisht pasi efektet e pandemisë në sjelljen e konsumatorit mund të zgjasin shumë më gjatë sesa bllokimet e detyrueshme.
Nga ana tjetër natyra regresive e pandemisë mund të amplifikohet gjithashtu nga një rritje globale e çmimit të ushqimit, pasi sëmundjet dhe masat bllokuese po ndërpresin zinxhirët e furnizimit dhe modelet e emigracionit për punët e bujqësisë. OKB ka paralajmëruar së fundmi se bota po përballet me krizën më të rëndë ushqimore në 50 vjet.
Marrë me shkurtime-Përshtatur nga CNA.al
Investimet e huaja shënuan rënie në gjashtëmujorin e parë të...
Në Shqipëri dhe në Mal të Zi, pijet alkoolike kushtojnë më s...
Mbi 300 miliardë lekë ndodhen jashtë bankave, duke shënuar n...
Ekonomia e Europës ka shënuar një rënie të fortë në tremujor...
Nga janari në gusht, mbi 1 milion vizitorë nga Kosova kanë h...
Ish-ministri i Financave Arben Malaj, deklaron se pandemia k...
Banka e Shqipërisë në mbledhjen e saj të fundit ka miratuar ...
Ministri i Shtetit për Rindërtimin dhe koordinatori i situat...
Shqipëria ka bërë përpjekje të mëdha për të hartuar rregullo...
Efekti i pandemisë ka vijuar të ndjehet në tregun e sigurime...
Administratori i përgjithshëm i ‘Konfindustrias’, Gjergj Bux...
Banka Botërore, në një studim të posaçëm, që u publikua këto...
Në vetëm pak muaj, kanë falimentuar gati një e treta e bizne...
E gjithë bota është mbërthyer në krizën më të keqe që pas Lu...
Nga Klodian Tomorri* Një raport i dy ekspertëve ndërkombëtar...
Shefat pretendojnë se fitimet superiore të kompanive i justi...
Të ardhurat e nëntë televizioneve kryesore në Shqipëri pësua...
Pandemia shfaqi dhe një anë tjetër të njerëzve, atë për të k...
Ndonëse korriku ishte një muaj kur aktiviteti ekonomik dhe l...
Afërdita ish edukatore kopshti, prej 2 vitesh tregtonte vesh...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...