Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Shqipëria ka bërë përpjekje të mëdha për të hartuar rregullore dhe ligje që e forcojnë transparencën dhe minimizojnë rrezikun fiskal për financat publike, por nuk i ka kapacitetet teknike dhe burimet njerëzore të mjaftueshme për ti zbatuar ato, analizoi Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Institucion ky, i cili që pas vitit 2013 ishte financuesi dhe konsulenti kryesor i qeverisë shqiptare në drejtim të kryerjes së reformave me qëllim forcimin e monitorimit të buxhetit sidomos në parandalimin e krijimit të detyrimeve të prapambetura dhe amortizimit të rreziqeve fiskale.
Rreth 6 vite më vonë nga zbatimi i programit, Fondi analizoi se, Shqipëria bëri përpjekje në drejtim të përmirësimit të praktikave transparencës fiskale në kontekstin e një programi të mbështetur nga FMN gjatë viteve 2014?17, por zbatimi i këtyre nuk ka rezultuar në përmirësime të qëndrueshme, veçanërisht në analizimin dhe menaxhimin e rrezikut fiskal.
FMN njoftoi se nga pikëpamja zyrtare, Shqipëria dhe Rumania kanë zbatuar numrin më të madh të masave strukturore në drejtim të transparencës, por reformat nën programin e mbështetur nga FMN nuk kanë dhwnw rezultatet për të cilat shpresohej. Ndërsa reformat ofruan një pikënisje të mirë për ndryshimin e menaxhimit të financave publike, praktikat para-ekzistuese mbijetuan sidomos në drejtim të krijimit të transparencës.
Mungon analiza për rreziqet fiskale
Fondi analizon se, përvoja e Shqipërisë tregon se në mungesë të kapacitetit teknik dhe burimeve të afta njerëzore, qëllimet e programit nuk u përmbushën.
Një njësi e re për monitorimin e rrezikut fiskal është krijuar në Ministrinë e Financave në 2016, por njësisë i ka munguar kapaciteti dhe autoriteti i mjaftueshëm për të vlerësuar rreziqet fiskale.
Në raportimet vjetore për buxhetin është përfshirë një kapitull i shkurtër mbi rreziqet fiskale, por drejtoria ende nuk ka publikuar një raport gjithëpërfshirës dhe të thelluar për rreziqet fiskale.
Borxhet e prapambetura u rikthyen
Në vitin 2013 u identifikuan borxhe të fshehura të qeverisë qendrore në (rreth 5 për qind e PBB-së), të cilat u pastruan brenda dy viteve, në një proces që u përfshinë edhe auditorët e huaj. Por pavarësisht reformave për parandalimin e tyre, që synuan ndryshimin e disa ligjeve dhe rregulloreve, detyrimet e prapambetura janë rikthyer, duke arritur 1.9 për qind të PBB-së në mes të vitit 2019. Stafi i FMN-së u ka kërkuar autoriteteve shqiptare të krijojnë një sistem për pagesa automatike nga thesari për kërkesat e vlefshme të rimbursimit të TVSH-së ose me një buxhet brenda Drejtorisë së Përgjithshme të tatimeve dedikuar rimbursimeve.
PPP rrezik, Financat nuk kanë kapacitete t?i monitorojnë
Për të zbutur rreziqet nga kontratat koncesionare PPP, Ligji Organik i Buxhetit u ndryshua në qershor 2016 për të integruar monitorimin e PPP-ve në procesin buxhetor dhe për të vendosur një tavan për pagesat direkte ndaj PPP-ve në 5 për qind te të ardhurave nga taksat e vitit të mëparshëm.
FMN vëren se qeveria nuk i dha Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë një rol të qartë për të kufizuar kostot financiare dhe rreziqet deri në vitin 2019. Për më tepër, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka ende informacion të pamjaftueshëm për disa projekte PPP dhe ka kapacitet të kufizuar për vlerësimin dhe monitorimin e këtyre kostove dhe rreziqeve.
Pushteti lokal, rreziku fiskal në rënie
Pas zgjedhjeve lokale në mes të vitit 2015, reforma territoriale konsolidoi numrin e njësive të pushtetit vendor nga më shumë se 300 në 61 njësi. Reforma përfshiu gjithashtu decentralizim fiskal dhe ofroi më shumë siguri ligjore mbi transfertat drejt qeverive lokale duke vendosur një kufi me rreth 1% të PBB-së.
Një ligji i ri për financat vendore është miratuar, në të cilin adresohet përmirësimi i rreziqeve fiskale dhe llogaridhënia, por zbatimi i tij është ende në një fazë të hershme dhe nuk ka prodhuar progres. Megjithatë FMN vlerëson se rreziku fiskal nga pushteti lokal është në rënie.
Korporatat publike, arkëtimet janë rritur por borxhet mbeten të larta
Qeveria shqiptare zbatoi një sërë reformash në sektorin e energjisë elektrike, i cili është kryesisht pronë e shtetit dhe ka qenë një burim madhor i rreziqeve fiskale. FMN vlerëson se sektori publik i energjisë uli ndjeshëm humbjet e energjisë elektrike (nga 45 për qind në 2013 në 23 për qind në 2018) nga rritja e arkëtimeve të faturave.
Një ligj i ri për sektorin e energjisë u miratua në maj të 2015 për të reformuar strukturën e tregut dhe për të hequr gradualisht përdoruesit nga sistemi i rregulluar tarifor. Sidoqoftë, FMN vlerëson se reformat janë zbatuar vetëm pjesërisht me pak progres gjatë vitit 2019. Për më tepër, sektori i energjisë elektrike vijon të ketë borxhe të prapambetura dhe po lufton për të përballuar vitet e thatësirës kur prodhimi nga hidrocentralet bie./ Monitor
Efekti i pandemisë ka vijuar të ndjehet në tregun e sigurime...
Administratori i përgjithshëm i ‘Konfindustrias’, Gjergj Bux...
Banka Botërore, në një studim të posaçëm, që u publikua këto...
Në vetëm pak muaj, kanë falimentuar gati një e treta e bizne...
E gjithë bota është mbërthyer në krizën më të keqe që pas Lu...
Nga Klodian Tomorri* Një raport i dy ekspertëve ndërkombëtar...
Shefat pretendojnë se fitimet superiore të kompanive i justi...
Të ardhurat e nëntë televizioneve kryesore në Shqipëri pësua...
Pandemia shfaqi dhe një anë tjetër të njerëzve, atë për të k...
Ndonëse korriku ishte një muaj kur aktiviteti ekonomik dhe l...
Afërdita ish edukatore kopshti, prej 2 vitesh tregtonte vesh...
Për një periudhë trevjeçare, një grup i përzgjedhur qytetarë...
Deri më 21 gusht, ndihmën financiare prej 40 mijë lekësh në ...
Nga Klodian Tomorri Kur nisi pandemia dhe qeveritë kufizuan ...
Drejtoria e tatimeve ka bërë të ditur procedurën për përfiti...
Monedha e përbashkët ka kërcyer mbi 124 lekë ditën e sotme, ...
Nuk kaloi shumë kohë nga trokitja e fundit në “derën “e Ban...
COVID-19 ka vijuar të kufizojë lëvizjet çka ka rezultuar në ...
Në industrinë e argëtimet, të ardhurat e klubeve të natës, a...
Janë rreth 12.3 mijë individë që kishin të ardhura vjetore m...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...