web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Era e keqe “mbyt” pallatin/ Fqinjët gjejnë të dekompozuar trupin e 72-vjeçares në Sarandë

6 Shtator 2020, 17:12, Kronika CNA

Një ngjarje jo e zakontë raportohet nga Saranda. Një mësuese në pension  e identifikuar si Lida Dako është gjetur e pajetë ditën e sotme në shtëpinë e saj.

72-vjeçarja jetonte e vetme pasi burri i kishte ndërruar jetë disa vite më parë, ndërsa nuk kishin fëmijë.

72-vjeçarja, dyshohet se kishte rreth një javë që kishte ndërruar jetë për shkaqe natyrale dhe trupi kishte nisur të dekompozohej, raporton ABC news.

Kanë qenë fqinjët ata, që të shqetësuar nga era e rëndë që kishte ?pushtuar? pallatin, kanë ngritur dyshimet se e moshuara mund të kishte ndërruar jetë./CNA.al





Lajmet e fundit nga