web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident në Llogara/ Makinat krijiojnë radhë kilometrike

6 Shtator 2020, 12:56, Kronika CNA

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në rrugën e Llogarasë.

Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe fatmirësisht nuk ka pasur pasoja të rënda por vetëm dëme materiale.

Raportohet se si pasojë e aksidentit janë krijuar radhë kilometrike automjetesh.

Nga informacionet paraprake, bëhet me dije se radha fillon në Dukat e deri në Kthesën e Palasës.

Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të saj./ CNA.al





Lajmet e fundit nga