LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tentoi të korruptojë policin që e kapi tapë në timon/ Arrestohet 52-vjeçari në Tiranë

5 Shtator 2020, 12:49, Kronika CNA
Tentoi të korruptojë policin që e kapi tapë në timon/

Policia e Tiranës ka arrestuar një person që u kap duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit.

Blutë bëjnë me dije në orët e para të ditës së sotme, në rrugën ?Siri Kodra?, u arrestua në kushtet e flagrancës shtetasi me iniciale A. H, 52 vjeç.

Arrestimi i tij u bë, pasi gjatë kontrollit policor nga rrugoret e kryeqytetit, u verifikua se drejtonte automjetin nën efektin e alkoolit, në masën testi i parë 0.31 mg/l, testi i dytë 0.39 mg/l.

Gjatë kryerjes së veprimeve administrative për shkeljen e verifikuar, ai u ka ofruar agjentëve verifikues një kartmonedhë me prerje 5000 leke të reja, me qëllim shmangien e penalitetit për shkeljen e konsumuar, në këto kushte, nga efektivët e policisë rrugore të kryeqytetit është bërë kapja në flagrancë për veprën penale të ?Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike?.

Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në 112 e Komsiariatin Dixhital cdo shkelje të Kodit Rrugor./ CNA.al

Lajmet e fundit nga