web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Normalizohet situata në Kapshticë/ Nuk ka qytetarë në pritje

31 Gusht 2020, 06:30, Sociale CNA

Pas dy ditësh pritje dhe radhë të gjata makinash, më në fund mëngjesin e sotëm është normalizuar situate në pikën kufitare të Kapshticës.

Me hapjen e doganës në orën 06:00, kanë arritur që të kalojnë të gjithë emigrantët që kanë qenë në pritje.

Asnjërit prej tyre nuk i është hapur probleme për tamponin, pasi shumë qytetarë kishin shqetësimin se do i kalonte afati prej 72 orësh të testit COVID apo probleme që mund të vinin nga skadimi i aplikimit online.

Ndërkohë, sipas Report tv, kuota prej 300 personash, e vendosur nga autoritetet greke si masë mbrojtëse ndaj COVID-19, nuk është plotësuar ende, të paktën deri në orën 08:00.





Lajmet e fundit nga