LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Rama e Cakaj po nxisin përçarje mes shqiptarëve në Mal të Zi”/ UDSH ngre alarmin: Është tepër e rrezikshme

27 Gusht 2020, 19:34, Politikë CNA
“Rama e Cakaj po nxisin përçarje mes shqiptarëve në

Kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptareve në Mal të Zi, Mehmed Zenka përmes një letër të hapur thotë se në tre ditë e fundit para se shqiptarët në Mal të Zi duhet të dalin e të votojnë dhe të përcaktohen për njërin nga koalicionet shqiptare, ndodhi diçka e pa precedent nga disa udheheqës të politikës të shtetit Amë.

Sipas Zenkës, Ministri i punëve të jashtme në detyrë dhe kryeministrit Rama, prononcohen me deklarata tejet shqetësuse dhe të rrezikshme për shqiptarët në Mal të Zi.

Ai thekson se, ministri i punëve të jashtme në detyrë Cakaj, me pozicionimin e vet në përkrahje të njërit nga koalicionet shqiptare haptas nxit përçarje në mes shqiptarëve në Mal të Zi, ndërsa kryeministri Rama në deklaratën e djeshme fton shqiptarët në Mal të Zi të votojnë PDS-në, ndërsa sot i bashkëngjitet ministrit të vet të punëve të jashtme dhe përcaktohet në mbështetjen e të njejtit koalicion (Listës Shqiptare).

Sipas Zenkës, sjelljet e këtilla të pa përgjegjshme dhe jashtëzakonisht të rrezikshme për shqiptarët të cilët jetojnë në Mal të Zi ngjallin indinjatë të thellë tek dhe nxisin përçarje të thella mes nesh.
?Zoti kryeminister dhe minister po ju kujtojmë që shqiptarët në Mal të Zi kanë dal në dy lista, njëra është Koalicioni Shqiptarë ? Bashkë Nji Za- (PD,UDSH-LDnëMZ) dhe tjetra Lista Shqiptare (Alternativa,Forca,LDSH) dhe minimumi të cilin shqiptarët në Mal të Zi e kan pritë nga ju ishte të ftoni elektoratin shqiptarë që të përcaktohen për njërin nga këto dy koalicione, sepse vetëm kështu do të u ruante uniteti mes shqiptarëve në Mal të Zi.

Edhe koalicioni të cilin ne e përfaqsojmë ( Koalicioni shqiptarë ??Bashke Nji Za??) përmbahet nga partitë shqiptare dhe ka përkrahjen e 50% e elektoratit shqiptarë i cili voton shqip. Përkundër faktit që koalicioni jonë ka konkurencë koalicionin tjetër shqiptarë neve patëm guximin ti ftojmë shqiptarët që të percaktohen për njërin nga këto dy koalicione (në të gjitha prononcimet tona publike), duke mos dashur që të nxisim përcarje mes shqiptarëve.

Me sjelljet e juaja po i thelloni përçarjet mes nesh çka është tepër e rrezikshme për shqiptarët në Mal të Zi. Edhe koalicioni shqiptarë ??Bashke nji za?? shtrihet në të gjitha trevat e Malit të Zi ku jetojnë shqiptarët me degë dhe organe tjera partiake, gjithashtu jemi parti të cilat jemi më të vjetra në Mal të Zi (fillimet e viteve ?90) dhe kemi përkrahur të gjitha proçeset pozitive integruse Euroatlantike të Malit te Zi. Neve me këtë shkresë nuk po ju drejtohemi nga firika e humbjes së votave për shkak të përkrahjes tuaj të hapur për koalicionin tjetër sepse e dimë kush jemi dhe çfarë perfaqësojmë. Arsyeja, ftesa dhe mesazhi jonë i vetëm qe po ju drejtohemi është:
? KUR NUK KENI QENË KURRË TË ZOTËT QË TË NA NDIHMONI DHE MBËSHTESNI NË REALIZIMIN E ASPIRATAVE TONA POLITIKO-EKONOMIKE, ATËHERË JU LUTEMI MOS NA DËMTONI DUKE NXIT PËRÇARJE ME SJELLJET E JUAJA TEJET DESTRUKTIVE PËR NE SHQIPTARËT NË MAL TË ZI.-
Posaçërisht dëshirojmë që ti faleminderohemi ish Presidentit dhe Kryeministrit të Shqipërise Z. DR. SALI BERISHA ,Presidentit të Shqipërise Z. ILIR META, kryetarit të Partisë Demokratike të Shqiperisë (PD) Z. LULZIM BASHA, ish Presidentit të Shqiperisë Z. BUJAR NISHANI si dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosoves (PDK) Z. KADRI VESELI të cilët si lider të vërtetë shqiptarë me autoritet e tyre të palëkundur tek ne shqiptarët në Mal të Zi, ftuan që të VOTOHET SHQIP DHE TË PËRKRAHEN LISTAT SHQIPTARE, të vetdijshëm që Shqiptarët në Mal të Zi kanë nevojë jetësore për prononcime të tilla inkurajuse dhe shpresdhënëse të cilat frymzojnë dhe udhezojnë kah e mira e përgjithshme për gjithë shqiptarët të cilët jetojmë këtej kufirit.
Dëshiroj ti drejtohem popullit shqiptarë në Mal të Zi:

– BASHKËKOMBAS TË NDERUAR JEMI KOALICIONI I PARË SHQIPTARË I CILI ËSHTË KRIJUAR NË KËTO ZGJEDHJE, DHE JEMI PARTI TË CILAT NUK KEMI FONDE POR AS DËSHIRË QE TË LOBOJMË NË NXITJEN E POLITIKAVE PËRÇARËSE, PRANDAJ APELOJ TEK JU, -JU LUTEM MOS BINI VIKTIMË E PRONONCIMEVE DESRTUKTIVE DHE DËMPRURËSE TË CILAT VIJNË MU NË PRAG TË ZGJEDHJEVE NGA CILADO ANË DHE NGA CILËTDO POLITIKAN QË VIJNË?, thuhet në letrën e Zenkës./CNA.al

Lajmet e fundit nga