Alimehmeti jep lajmin e mirë/ Virusi po ngadalësohet në nivel botëror
Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka dhënë lajme të mira për qyte...
?Heronjtë janë bërë telef!? Kështu deklaron ekperti i Shëndetit Publik Erion Dasho, i cili krahason situatën aktuale në shëndetësi me kohën e komunizmit.
Dasho deklaron se në pavionet e spitale COVID-1 dhe COVID-2 ka mungesë ajri të kondicionuar, mungesë pajisjesh të domosdoshme, mungesë medikamentesh dhe mungesë ushqimesh të përshtatshme.
Sipas tij, kjo situatë në spitale është krijuar për shkak të planifikimit dhe menaxhimit katastrofik të COVID-19 në Shqipëri.
?Kështu u përkthye në kohën e shqipërimeve entuziaste, titulli i filmit të famshëm francez ?Heronjtë janë të lodhur?. Më pas kjo frazë hyri në përdorim të gjerë kryesisht për të shpotitur ata që lodheshin nga punët e jetës së përditshme. Ky nuk është aspak rasti i bluzave të bardha të dy spitaleve COVID-1 dhe COVID-2, të cilët realisht janë ?bërë telef? prej muajsh në shërbim të pacientëve të shtruar në këto spitale.
Të dhënat që dalin nga pavionet e tejmbushur flasin për mungesë ajri të kondicionuar në kushtet e verës së nxehtë mesdhetare dhe mungesë pajisjesh të domosdoshme (si CPAP dhe BiPAP të cilat janë duke i blerë familjarët). Përflitet edhe për mungesë medikamentesh dhe ushqimesh të përshtatshme, madje media raportoi edhe mungesë uji që zgjati disa ditë.
Në bazë të gjithë problemeve lidhur me menaxhimin e COVID dhe ngarkesat stërmunduese të kolegëve tanë, nuk janë ato mungesat e ?zakonshme? me të cilat jemi mësuar tashmë me sistemin tonë shëndetësor, por planifikimi dhe menaxhimi katastrofik i COVID-19 në Shqipëri. Pjesa më e madhe e pacientëve të shtruar në COVID-1 dhe COVID-2 nuk kanë nevojë për shtrim në një qendër terciare?, shkruan ai në rrjetet sociale.
Eksperti pretendon se nëse do të ishin diagnostikuar herët dhe ndjekur sipas protokolleve, këta pacientë ndoshta nuk do të kishin patur nevojë për trajtim spitalor.
Dasho thotë se pjesa dërrmuese e tyre mund të ishin trajtuar në spitalet rajonale, me pajisje tepër të thjeshta dhe me protokolle po aq të thjeshta sa edhe protokollet e trajtimin në shtëpi nga mjeku i familjes.
?Fakti që asnjë nga këto hapa nuk u ndërmorr megjithëse kanë kaluar tetë muaj nga fillimi i pandemisë, është thelbi i gjithë situatës që shohim sot në spitale. Mjekëve të COVID-1 dhe COVID-2 nuk ua ka imponuar heroizmin situata epidemiologjike e covid-19 në Shqipëri, por papaftësia dhe mungesa e vizionit të menaxherëve dhe drejtuesve të ministrisë dhe komitetit.
Ata ngjajnë si dy pika uji me heronjtë e kohës së Komunizmit të cilët liheshin pa mjete pune për të përballuar fatkeqësitë natyrore të kohës për t?u shpallur heronj pas vdekjes. Në kohën e sotme, nuk ka nevojë për të tillë heronj dhe as për sakrificat mbinjerëzore të kolegëve tanë! Thjesht duhet profesionalizëm, vizion dhe aftësi organizative normale nga ata që kanë marrë përsipër drejtimin e shëndetësisë?, nënvizon ai./ CNA.al
Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka dhënë lajme të mira për qyte...
Luana Vjollca është një nga moderatoret më simaptike e të pë...
Pak ditë më parë aktorja e njohur Olta Gixhari u bë nënë për...
Fero është një ndër reperat më të komentuar dhe të pëlqyer n...
Pak kohë më parë, këngëtarja e njohur, Xhesika Polo humbi nj...
Nëse do të pyesnin se kush është femra më simpatike dhe më m...
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë një lajm të mirë...
Sa më shumë vite kalojnë, aq më tepër duket sikur bukuroshja...
Victoria Vesce njihet më së shumti si një kërcimtare. Ajo ka...
Modelja dhe moderatorja, Alesia Bami është një nga vajzat më...
Këngëtarja me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, dhe aktori i se...
Aktorja shumë e talentuar e humorit, Arjola Demiri ka tërheq...
Ish banorja e BB, Françeska Jaçe prej disa vitesh tashmë ësh...
Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 164 p...
168 raste janë konfirmuar pozitive me Covid-19 në 24 orët e ...
Oriola Marashi është një nga modelet më seksi shqiptare. Shp...
Lori Hoxha është një nga blogeret më të ndjekura dhe të kome...
Për shumë meshkuj gruaja është një natyrë komplekse dhe duhe...
Burrat me një pamje mesatare dhe asgjë të jashtëzakonshme, j...
Një nga arsyet se përse Covid-19 u përhap kaq shpejt në të g...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...