web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sërish shifra rekord të infektuarish/ Ja sa persona janë konfirmuar pozitivë në 24 orë

26 Gusht 2020, 14:10, Lifestyle CNA

168 raste janë konfirmuar pozitive me Covid-19 në 24 orët e fundit.

Krahasuar me ditët e fundit, sot është vënë re një rritje e shifrave të personave të infektuar me virusin e padukshëm.

Gjithashtu raportohet se kanë humbur jetën 4 pacientë të shtuar në spitalet ku po trajtohen të infektuarit me Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit tonë janë kryer 878 testime. 102 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID19 në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4633 që nga fillimi i epidemisë.

Nga totali i testimeve, 168 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 76 raste në Tiranë, 15 raste në Lezhë, 13 raste në Krujë, 7 raste në Korçë, 6 raste në Kavajë, 5 raste në Shkodër, Durrës, Kurbin, Lushnje, 4 raste në Fier, Elbasan, Berat, Gjirokastër, 2 raste në Vlorë, Kamëz, Selenicë, Klos dhe nga 1 rast në Devoll, Mirditë, Librazhd, Mat, Pogradec, Malësi e Madhe, Kolonjë.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen; një 55 vjeçare nga Tirana, një 62 vjeçar nga Lezha, një 63 vjeçar  nga Librazhdi, një 85 vjeçar nga Elbasani, me sëmundje bashkëshoqëruese. I shprehim ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton se, nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar,  të kontaktoni menjëherë mjekun e familjes ose të telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127. Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për të kontaktuar për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 ? Statistika (26 Gusht 2020)
Testime totale 58752
Raste pozitive 8927
Raste të shëruara 4633
Raste Aktive 4031
Humbje jete 263 (Qarku Tiranë 124, Durrës 37, Shkodër 35, Elbasan 13, Fier 12, Korçë 12, Lezhë 10, Kukës 6, Vlorë 6, Dibër 4, Gjirokastër 3, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2037
Durrës 518
Shkodër 298
Fier 173
Lezhë 190
Korçë 201
Vlorë 143
Kukës 139
Elbasan 149
Berat 80
Gjirokastër 50
Dibër 53./ CNA.al





Lajmet e fundit nga