web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Teuta, Laçi dhe Kukësi zbulojnë listat. Ja lojtarët e federuar për ndeshjet e Ligës së Europës

26 Gusht 2020, 10:35, Sport CNA

Dita e nesërme do të jetë e rëndësishme për futbollin shqiptar teksa në fushë për ndeshjet e Ligës së Europës do të zbresin tre skuadra të Superiores. Bëhet fjalë për Kukësin, Teutën dhe Laçin që ndeshen respektivisht me Sllavia Sofien, Beitar Jeruzalem dhe Kezhlën.

Verilindorët dhe Teuta i luajnë ndeshjet e tyre në shtëpi, ndërsa nga ana tjetër kurbinasit janë të detyruar sipas shortit të udhëtojnë në Azerbaxhan për sfidën me Kezhlën. Ditën e sotme, UEFA ka publikuar edhe listën e futbollistëve të grumbulluar nga klubet shqiptarë.

Kështu, në secilin ekip bien në sy regjistrimet e lojtarëve të rinj që kanë ardhur në këtë periudhë të merkatos. Ndërkohë, Kukësi ia ka dalë të regjistrojë të sapo transferuarit, pavarësisht se pretendohej se merkato mund të ishte e bllokuar për shkak të çështjes me futbollistin Zderiç.

Lista e Kukësit për Europa League:

Portierë: Angjelo Tafas, Dashamir Xhika, Jetmir Basha

Mbrojtës: Redon Dragoshi, Orhun Obanor, Kenan Horiç, Kledis Hida, Blerim Kotobelli, Edis Maliqi, Bruno Lulaj

Mesfushorë: Enis Gavazaj, Eduart Rroca, Bruno Telushi, Besart Musolli, Emiljano Musta

Sulmues: Albin Gashi, Zenel Gavazaj, Fluturim Domi, Patrik Frajdei Ize, Godberg Kuper

Lista e Teutës për Europa League:

Portierë: Stivi Frashëri, Bobi Çeleski

Mbrojtës: Renato Arapi, Rustem Hoxhan, Kenan Hëreljiç, Fabio Beqja, Sebastian Salillari, Blagoja Todorovksi, Artan Jazxhi, Klevis Lushaku, Aleksandros Kuro

Mesfushorë: Albano Aleksi, Arbër Çyrbja, Ledio Beqja, Iran Da Konseisao Gonsalves Xhunior, Florent Avdyli, Emiliano Vila, Endri Qehaja

Sulmues: Blerim Krasniqi, Lorenco Vila, Rubin Hebaj, Aldrit Oshafi, Ildi Gruda, Dejvid Kapllani

Lista e Laçit për Europa League:

Portierë: Edmir Sali, Alen Sherri

Mbrojtës: Rudolf Turkaj, Renato Malota, Dorian Kërçiku, Endrit Marku, Albion Marku, Aleksandar Ignjatovic, Adolf Selmani

Mesfushorë: Julian Shehu, Lukas Ramos, Regi Lushkja, Ardit Deliu, Donald Rapo, Klejdi Rapo, Teko

Sulmues: Redon Xhixha, Kyrian Nuabueze, Mentor Mazrekaj, Fatmir Prengaj





Lajmet e fundit nga