web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shifrat në Maqedoninë e Veriut/ Konfirmohen 119 të infektuar

26 Gusht 2020, 14:50, Kosova & Bota CNA

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut raportoi sot për 5 pacientë të vdekur dhe 119 të infektuar me koronavirus brenda 24 orëve.

Mësohet se nga dje janë testuar 2065 mostra dhe janë shëruar 297 pacientë.

Sipas të dhënave të fundit, numri i personave që kanë humbur jetën nga Covid-19 ka arritur në 578.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë diagnostikuar gjithsej 13,914 persona me virusin e padukshëm.

Në total janë shëruar 10,507 pacientë, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive është 2.829./ CNA.al





Lajmet e fundit nga