Të enjten seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Në rend dite, një sërë projektligjesh
Seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar do të ...
Seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar do të ...
Kremlini tha të martën se tani për tani nuk ekziston nevoja për të hetuar rrethanat që çuan në sëmurjen e papritur të politikanit të opozitës Alexei Navalny dhe se diagnoza fillestare për helmim e dhënë nga një klinikë gjermane ende nuk është përfundimtare.
Kancelarja gjermane Angela Merkel i bëri thirrje të hënën Rusisë të hetonte helmimin e dyshuar të zotit Navalny dhe për të mbajtur autorët përgjegjës. Komentet e saj erdhën pasi mjekët gjermanë gjetën shenja të një lënde helmuese në trupin e tij.
Por zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se klinika gjermane nuk e kishte identifikuar përfundimisht lëndën në fjalë dhe se nuk ishte e qartë se përse mjekët gjermanë “nxituan” të përdornin fjalën helmim.
“Duhet të kesh një arsye për të nisur një hetim. Për momentin, si ju ashtu edhe unë shohim se pacienti është në gjendje kome,” u tha zoti Peskov gazetarëve në një konferencë telefonike.
Ai shtoi se nëse helmimi përcaktohej përfundimisht si shkaku i sëmundjes, atëherë do të hapej një hetim.
“Nëse substanca është identifikuar dhe është përcaktuar se bëhet fjalë për helmim, atëherë, natyrisht, kjo do të jetë arsye për një hetim,” shtoi zëdhënësi i Kremlinit.
Kërkesat për hetim po shtohen. Ministrja e jashtme e Suedisë, Ann Linde tha të martën në Twitter se “rrethanat në lidhje me helmimin e dyshuar të Navalny-t duhet të sqarohen nga një hetim i pavarur”.
Edhe kryediplomati i Bashkimit Evropian Josep Borrell i kërkoi mbrëmë Rusisë të hetojë.
Alexei Navalny, një kundërshtar i hapur i Presidentit Vladimir Putin, u dërgua të shtunën në Gjermani për mjekim, pas krizës që pësoi në bordin e një avioni kur ishte duke u kthyer për në Moskë nga Siberia.
Mjekët gjermanë që trajtojnë zotin Navalny në një spital të Berlinit thanë të hënën se analizat mjekësore flasin për helmim me një lloj frenuesi të kolinesterazës, megjithëse lënda konkrete ende nuk dihet./ VOA
Vijon bilanci tragjik i vdekjeve nga COVID-19 në Kosovë teks...
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 136 raste të ...
Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut njofton se ...
Në rastin e drejtuesit të opozitës ruse, Aleksej Navalny me ...
Gjykata Speciale për krime lufte në Kosovë u themelua në vit...
Opozitari rus Navalny nuk është në rrezik vdekjeje, por situ...
Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka bërë mbrëmje...
Kellyanne Conway, këshilltare e Presidentit Donald Trump, e ...
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka thënë se shpres...
Një ekzaminim mjekësor i kreut të opozitës ruse, Alexei Nava...
Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Armend Zemaj, ka treguar ...
Në prag të takimit të liderëve të Kosovës dhe Serbisë në Uas...
Kosova ka shënuar sërish një bilanc tragjik viktimash nga Co...
Vijon të mbetet e rënduar situata me Covid-19 në Maqedoninë ...
Republikanët përgatiten të fillojnë sot kuvendin e tyre komb...
Pas transportit të kritikut të njohur të Kremlinit, Aleksej ...
Të tjera detaje kanë dalë në dritë, pas sulmit që që shkakto...
Vladimir Putini nuk mund të dërgojë tanke në Bjellorusi. Por...
Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një traget në ...
Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Donald Trump do të njofto...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...