web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I preu në besë, Igli Tare shpërthen ndan David Silvës

18 Gusht 2020, 12:05, Sport CNA

Drejtorit sportiv të Lacios, Igli Tares nuk i ka pëlqyer aspak sjellja e David Silvës. Mesfushori spanjoll në mënyrë surprizë u zyrtarizua dje tek klubi i La Ligas, Real Sociedad.

Një marrëveshje me Lacion u duk sikur ishte arritur, por papritur gjithçka mori një kthesë të pabesueshme. Silva deri në ditët e fundit thuhej se kishte arritur marrëveshje me Lacion ku do përfitonte 4 milionë euro në sezon, por papritur spanjolli nuk po i?u përgjigjej më telefonatave të Lacios. ?Sky Sport Italia? pretendon se Silva nuk i ka treguar Lacios se ka nënshkruar me Sociedadin dhe se Tare zbulon se e ka mësuar vetëm kur klubi spanjoll lëshoi një njoftim zyrtar.

?Mësova për transferimin e David Silvës te Real Sociedadi?, tha Tare në një deklaratë zyrtare për uebsajtin e Lacios. ?Unë kam respekt për Silvën si lojtar, por jo si njeri?, tha Tare.





Lajmet e fundit nga