Si e shkatërrojnë femrat civilizimin
“Seksi dhe Kultura” nga JD Unwin është një libër i jashtëzak...
?Gustavi i Madh?, është është emri i një topi të prodhuar nga gjermanët për Luftën e Dytë Botërore. Një armë me predha shpuese me një diametër prej rreth 80 centimetra dhe gjatësi gati 7 metra, e dizenjuar nga fabrika e njohur e armëve ?Krupp? me kërkesën e drejtpërdrejtë të Adolf Hitlerit.
Ajo ishte e aftë të gjuante predha që peshonin mbi 7 tonë për rreth 40 kilometra larg. Ishte topi më i madh që lëvizte mbi 2 shina i përdorur gjatë konfliktit, një shembull ky i fuqisë shkatërruese të makinerisë gjermane të luftës, i prodhuar në vetëm dy kopje.
Arma peshonte 1.350 ton, dhe që ajo të zhvendosej u ndërtuan enkas 2 linja paralele hekurudhore. Në vitin 1934 komanda supreme e ushtrisë gjermane (OKH), porositi nga kompania ?Krupp? në Esen projektin e një topi që do të ishte i aftë të shkatërronte fortifikimet e linjës franceze Mazhino, e konsideruar në atë kohë ndër më të fortat në rastin e një konflikti të mundshëm.
Fortifikimet ishin 7 metra të trasha prej betoni të përforcuar dhe të padepërtueshëm, ose me 1 metër armaturë çeliku. Inxhinieri Erik Myler llogariti se një armë e aftë të gjuante një predhë 80 centimetra të gjerë dhe me një peshë rreth 7 tonë, do të mjaftonte për t?i kapërcyer këto pengesa .
Për shkak të peshës së madhe mbi 1 mijë ton, topi mund të ishte vetëm hekurudhor. E vetmja lëvizje e mundshme ishte ajo vertikale në lartësi, teksa shtrirja e tij horizontale mundësohej nga binarët e vendosur në tokë nga stafi i shërbimit. ?Krupp? furnizonte ushtrinë gjermane me topa të kalibrave 70, 80, 85 dhe 100 centimetra.
Deri në marsin e vitit 1936, nuk ndodhi asgjë, derisa Adolf Hitleri vizitoi fabrikën e ?Krupp? në Essen, duke kërkuar mundësinë e prodhimit të njërit prej këtyre topave. Ekspertët morën në dorë projektin dhe në shkurtin e 1937-ës nisi ndërtimi i ?Gustavit të Madh?.
Krupp arriti ta furnizojë ushtrinë gjermane me një model provë në fund të vitit 1939, kur topi u testua në poligonin Hilersleben. Ai gjuajti ne predha 7-tonëshe, duke shkatërruar një mur të lartë prej 7 metrash prej betoni të përforcuar dhe një armaturë çeliku një metër.
Topat e porositur ishin dy, teksa ?Krupp? ia dhuroi ushtrisë të parin, ndërsa e shiti 7 milionë marka të dytin. Edhe pse ishte krijuar për të shkatërruar vijën mbrojtëse Mazhino, topi nuk u përdor kurrë në Frontin Perëndimor, ndërsa debutoi në në Sevastopol të Krimesë, ku kontribuoi në pushtimin e asaj që ishte fortesa më e madhe në botë.
?Gustavi i Madh? shkatërroi ose ndihmoi në shkatërrimin e disa baterive armike të vendosura në bregdet, përveç Fortesave Stalin dhe Molotov, një depo municionesh në Gjirin e Severnajës, Fortesave Siberia dhe Maksim Gorki. Pas marrjes së qytetit në Detin e Zi, ?Gustavi i Madh? u dërgua në hyrje të Leningradit, ku mendohej se do të ndihmonte në pushtimin e qytetit ?të padepërtueshëm?.
Topi u pozicionua 30 kilometra larg qytetit në stacionin Taizi, por nuk u përdor kurrë nga ushtria gjermane për të bombarduar Shën Petersburgun e sotëm. Pasi u rikthye në Gjermani, ai u riparua dhe më pas u çmontua nga vetë ushtarët, të cilët e shkatërruan atë një ditë para mbërritjes së aleatëve.
Më 22 prill 1945, reliket e topit të famshëm u zbuluan në veri të Auerbah, plotësisht të shkatërruara plotësisht nga gjermanët. Disa copa të mbetura u transportuan nga sovjetikët në Rusi, dhe prej andej nuk dihet më fati i tyre. Përveç ?Gustavit të Madh?, në atë kohë ekzistonte edhe një top tjetër me përmasa identike:?Dora?, i quajtur kështu për nder të gruas së projektuesit.
Ai top u dërgua menjëherë në afërsi të Stalingradit (Volgograd i sotëm), në gushtin e vitit 1942, por u çmontua dhe u rikthye shpejt në Gjermani me tërheqjen e ushtrive të Vehrmahtit. Vendndodhja e fundit e ditur e topit ishte Grafenvohr, ku ai u hodh në erë nga gjermanët e mposhtur.
Reliket u zhdukën përfundimisht në vitin 1950. Planet e Gjermanisë për të pushtuar Evropën sollën prodhimin e një arme tjetër me rreze shumë të gjatë. ?Langer Gustav?, ishte topi që do ta lejonte Rajhun e Tretë të godiste Londrën direkt nga Gjermania, me predha 680 kilogramëshe me një rreze rreth 190 kilometra. Fatmirësisht, ky i fundit mbeti vetëm në planet e fabrikave të ?Krupp?./ https://Vanillamagazine.it/-Përshtatur nga CNA.al
“Seksi dhe Kultura” nga JD Unwin është një libër i jashtëzak...
Nga James Jay Carafano & Luke Coffey “National Interest”...
Ajo e Kurskut ishte tragjedia më e madhe detare e ndodhur nd...
Edhe pse liderët politikë kanë mbyllur kufijtë si përgjigje ...
“Mes Shillës dhe Karibdës”, është një shprehje që përdoret s...
Nga Dr.Theodore Roosevelt Malloch & Dr.Niall Mccrae “America...
Ta mbajmë apo jo maskën? Ky është debati që vlon në “arenën”...
Një udhëtim për ski, një dasmë, një praktikë kori: ajo që ka...
Nga Yavuz Baydar “Ahval News”Ndërsa reagimet ndërkombëtare n...
Plazhet janë zakonisht vendet, ku shumë njerëz pushojnë dhe ...
Nga Holman W.Jenkins Jr. “The Wall Street Journal”E mbani me...
Pjesa më e madhe e rasteve të transmetimit të SARS-CoV-2, nd...
Nga Ely Osborne “American Greatness”Për një kohë shumë të gj...
Bashkëpunëtor i nazistëve, spekulator, nxitës i shkëmbimit t...
Në orën 9:40 të mëngjesit të 11 gushtit 1934, në burgun famë...
Disa sëmundje, si fruthi, na infektojnë vetëm një herë në je...
Shahu është një lojë e strategjive, dhe strategjia më e mirë...
Nga Chengwei Liu “Psychology Today”Brenda disa muajsh, koron...
Me hedhjen e bombave bërthamore në Hiroshima dhe Nagasaki fi...
Kur një grupim i vogël ushtarësh romakë u nisën t’u ngjitesh...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...