web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Testimi për të kaluar kufirin/ Brataj: Ja ku duhet të drejtohesh në Shqipëri

15 Gusht 2020, 17:52, Aktualitet CNA

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka folur për situatën e krijuar në Kakavijë me qytetarët shqiptarë që kërkojnë të futen në shtetin grek.

Në FaxNews, Brataj u pyet nëse personat që kthehen pas kanë të drejtë të bëjnë testimet pranë Institucioneve të Shëndetit Publik, gjë për të cilën ai tha se janë adresuar klinikat private për çështjet administrative.

?Ata udhëtojnë si për arsye ekonomike si për arsye familjare, kanë ardhur për arsye të ndryshme, dëgjova dikë që tha kishte ardhur për dokumentet. Këto janë rregulla shtetërore, çdo shtet udhëhiqet nga rregullat e veta. Në rast se ata kthehen në Shqipëri, ata mund të shkojnë në laboratoret private për çështje administrative.

ISHP ndjek të gjitha rastet me shenja të simptomave. Për çështje administrative testimet mund të ndiqen nëpër klinika private. Është detyrimin ligjor të institucioneve private që nëse qytetari del pozitiv, të adresohet tek institucionet publike që bëjnë një ritestim. ?, tha Brataj. /CNA.al





Lajmet e fundit nga