web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Te Real Madridi nuk ka më vend, ja ku do transferohet James Rodriguez

5 Gusht 2020, 07:15, Sport CNA

Hames Rodrigez po kërkon një rrugë shpëtimi nga Madridi dhe ndërsa Mançester Junajtid ishte përfolur si klubi më i interesuar për mesfushorin kolumbian, del edhe emri i PSG-së në skenë.

Sipas sajtit francez ?Le10Sport?, kampionëve të Francës u është ofruar futbollisti përmes menaxherit të tij Zhorge Mendesh, i cili po punon ngushtësisht me kampionët e Spanjës për t?i gjetur një shtëpi të re klientit të tij.

Hames do të shtonte alternativat sulmuese për skuadrën e Tomas Tuhelit dhe do të mund ta bëjë lojtarin të sajin nëse paguan 35 milionë eurot që spanjollët kërkojnë për kartonin e lojtarit. Mançester Junajtid ka ofruar deri tani 25 milionë euro.





Lajmet e fundit nga